Chance The Rapper është ndër artistët ndërkombëtarë i cili ka reaguar rreth një incidenti që i ka ndodhur Megan Thee Stallion.

Reperja gjatë ditës së djeshme (e shtunë), kishte treguar se ishte qëlluar me armë nga Tory Lanez, shkruan Daily Mail.


Me këtë rast, Chance ka mbështetur reperen, ndërsa shpresoi që shumë shpejt drejtësia të bie në vend.

32272092 8655109 image m 106 1598153089699

“Shpresoj që Meg do të gjejë drejtësinë për atë se çka Tory i bëri”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Mes tjerash ai shtoi: “Dhe ajo çka mund të mësojmë nga kjo, sa afër, konstante dhe serioze është rreziku ndaj femrave me ngjyrë”.

32272000 8655109 image a 100 1598151808377

Ndërkaq, shoqëria mes dyshes kishte filluar në vitin 2019, përmes bashkëpunimin në këngën “Handsome”. /Telegrafi/

32272108 8655109 image a 107 1598153373128