LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Ndeshja ndaj Danimarkës test i mirë, Celina mund ta zëvendësojë Berishën e lënduar

Challandes: Ndeshja ndaj Danimarkës test i mirë, Celina mund ta zëvendësojë Berishën e lënduar

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për media para ndeshjes miqësore ndaj Danimarkës.

Tekniku zviceran ka thënë se kjo ndeshje do të jetë një test i mirë për skuadrën që të shikojmë nivelin tonë para ndeshjes ndaj Bullgarisë.


“Jam i lumtur që jam këtu dhe me skuadrën pas katër muajsh, do fillojmë cikël të ri. Jemi duke e filluar një fazë të re kualifikuese që është një sfidë e re. Për mua është një sfidë mjaft e vështirë pasi kemi ndërruar ligë”.

“Deri më tash kemi pasur sukses në Ligën e Kombeve dhe në miqësore, por tani luajmë ndaj ekipeve nga Liga A dhe B dhe kjo është një tjetër garë, një tjetër jetë për skuadrën tonë. Për mua është një fazë interesante, por tani fillojmë nga zero”.

“Objektivi ndaj Danimarkës? Fokusi do të jetë te ndeshja ndaj Bullgarisë. Ne e kemi pranuar pasi mund të jetë një test i varetë për ekipin tonë, pra është më shumë se miqësore. Ishte nder për ne që morë ftesë nga Danimarka pasi ata janë ekipi i dhjetë në ranglistën e FIFA-së. Për ne është shumë e mirë të luajmë ndaj një skuadre të tillë në Prishtinë. Kishim mundësi të udhëtonim dhe të luanim ndaj Gjermanisë dhe Argjentinës, por e rëndësishme ishte të luanim në vendin tonë. Fituam 4-0 ndaj Azerbajxhanit, por tani është në histori tjetër. Por, tani kam tre qëllime: Së pari të testojmë dobësitë tona në mbrojte pasi luajmë ndaj një skuadre sulmuese me lojtarë si Erikseni, Polseni e të tjerë. Qëllimi i dytë është të shikojmë sa mund të mbajmë topin dhe të provojmë të krijojmë raste. E treta është të shënojmë gol, duke ditur se Danimarka ka një mbrojte të fortë”.

“Kam besim te skuadra, ka shumë progres. Është më rendësi të shikojmë efikasitetin e sulmuesve, gjithmonë kemi pasur shumë raste, por kemi shënuar pak gola, shembull ndaj Maltës. Tani ka ardhur koha të kalojmë në një nivel tjetër”.

“A do t’i pengojë Kosovës ndeshja ndaj Danimarkës, a do të ishte më mirë me zgjedhje një kundërshtar të lehtë? Ne mund të zëvendësojmë gjashtë lojtarë, kemi lojtarë që nuk kanë luajtur shumë deri më tani dhe unë mund të bëjë një përzierje. Nuk i frikësohem asaj që mund të lodhemi, kemi kohë të rikuperohemi. Ne kemi vendosur të luajmë të enjten, pra një ditë para Bullgarisë dhe duhet të mësohemi të luajmë me një temp të tillë”.

“Gjendja e skuadrës, posaçërisht e Valon Berishës? Ai është i lënduar dhe skuadra nuk e ka lejuar t’i bashkuar Kosovës, por ne kemi tjera mundësi. Kemi Celinën që ka luajtur shumë mirë me Swansean, ka dhe mundësi tjera. Jemi në pritje të testeve për Hekuran Kryeziun, besojmë se do të jetë gati për ndeshjen e dytë”.

“Kemi një skuadër të re dhe duhet të rritemi. Duhet të rrezikojmë, të krijojmë raste dhe jo të rrimë në fushë si Schalke ndaj Cityt duke pritur një kundërsulm apo diçka. Jemi në rrugëtim të përparimit si federatë dhe skuadër. Ne nuk mund të themi se mund të arrijmë kualifikimet, por duhet të qëndrojmë modest. Duhet të provojmë të bëjmë gjithçka për të arritur tani dhe jo të mendojmë se kemi një shans tjetër në ndeshjen ndaj Maqedonisë”.

“Nëse Valoni dhe Samir Ujkani nuk luajnë, kush do të jetë kapiten? Mund të jetë Hekuran Kryeziu, por për mua nuk është problem kjo gjë. Por, në rast se nuk luan Hekurani, duhet të gjejmë dikë tjetër”.

“Keni pasur kontakt me ndonjë lojtar të ri? Kam punuar shumë rreth kësaj, kam pasur kontakte me disa lojtarë për të ardhmen. Është e kuptueshme se atyre iu duhet kohë që të vendosin, por ne flasim çdo ditë për gjëra të tilla, si Florent Hadergjonaj e të tjerë. Por, ju (mediat) shkruani më shumë sa që duhet për këtë punë dhe kjo më pengon mua shumë pasi kam probleme me lojtarin, familjen dhe agjentin”.

“Festa për lojtarët nga Superliga e Kosovës? Shans ka gjithmonë, kam folur edhe për këtë në të kaluarën. Nuk është e lehtë, është konkurrencë. Dera është e hapur, por nuk është e mundur të marrim një lojtar për ta motivuar apo gëzuar. Unë duhet të jem i ndershëm me të gjithë, është paraqitja ajo që ia mundëson ftesën”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori