LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Danimarka një test i mirë, Hekurani nuk do të luajë

Challandes: Danimarka një test i mirë, Hekurani nuk do të luajë

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për media para miqësores ndaj Danimarkës.

Tekniku zviceran e shikon ndeshjen si një test të mirë, ndërsa ka konfirmuar edhe mungesën e Hakuran Kryeziut.

“Kemi pasur sukses në Ligën e Kombeve, por tani është një histori tjetër. Danimarka është një nga skuadrat më të mira në botë, por do të jetë një test shumë i mirë”.

Challandes nuk i pengoi prania e politikanëve në stërvitjen e së hënës
Lexo po ashtu Challandes nuk i pengoi prania e politikanëve në stërvitjen e së hënës

“Ndoshta dikush mendon pse ne duhet të luajmë ndaj një skuadre kaq të fortë para ndeshjes ndaj Bullgarisë, por kjo është një mundësi për progres dhe që të kemi progres duhet një kundërshtar i mirë”.

Së bashku me trajnerin në konferencë ishte edhe mbrojtësi Amir Rrahmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Trajneri i Danimarkës e shikon ndeshjen si një stërvitje të mirë, kjo deklaratë është keqkuptuar, mendimi juaj? Nuk mendoj ashtu, nuk ka ndeshje të lehtë, nuk ishte e lehtë fitorja ndaj Maltës apo ndonjë skuadre. Danimarka mund të luajë ndaj skuadrave të mëdha, por e atillë është edhe Kosova. E dimë të gjithë që Danimarka ka një ndeshje të fortë pas disa ditësh dhe kështu ishte vendimi i tyre të zgjedhin Kosovën. Ne nuk jemi Franca, por dimë të luajë futboll. Ne nuk i frikësohemi ndeshjeve të mëdha”.

Bernard Challandes gjatë konferencës për media para Danimarkës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Hekuran Kryeziu? Nuk është i gatshëm të luajë nesër dhe nuk do ta rrezikojmë. Nuk do të luajë ndaj Danimarkës. Ai është shumë i rëndësishëm, por shpresojmë që ai të luajë të hënën ndaj Bullgarisë”.

Kapiteni në dy ndeshjet e radhës? Për nesër nuk kam shumë kapiten në dispozicion, por nuk është problem. Do të vendosi ndoshta sot pas stërvitjes”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori