LAJMI I FUNDIT:

Chabert porosit Kosovën dhe Serbinë të arrijnë pajtim si shtete fqinje

Chabert porosit Kosovën dhe Serbinë të arrijnë pajtim si shtete fqinje

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, deklaroi sot se Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë përpjekje për të arritur pajtim të plotë si dy shtete fqinje dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane.

Ai këto komente i bëri me rastin e përkujtimit të viktimave dhe përfundimit të Luftës së Parë Botërore, nga Ambasada Franceze dhe ajo gjermane në Kosovë, ku morën pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe ai britanik në vendin tonë, Ruairi O’Connell.


Diplomati francez tha se Franca dhe Gjermania kanë gjetur rrugën e vëllazërimit dhe paqes, duke i mundësuar Evropës të ndërtojë një të ardhme të re, e cila nuk i harron vlerat universale të të drejtave të njeriut.

“Miqësia dhe bashkëpunimi franko-gjerman është shtylla kryesore e të gjitha shtyllave e të gjithë politikës në Evropë. Ajo çka ka bërë Gjermania dhe Franca janë shembull për të gjithë rajonin duke rekomanduar që kjo është rruga që duhet të marrin dy shtetet që janë ndarë kohët e fundit, Serbia dhe Kosova dhe duhet të bëjnë përpjekje për të arritur pajtim të plotë si dy shtete fqinje plotësisht solidar të gatshëm të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane”, tha Chabert.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se sot jemi bashkuar për të vrarët e të gjitha luftërave veçanërisht të vrarëve në Luftën e Parë Botërore. Sipas tij tmerret e tri luftërave të zhvilluar vetëm brenda 75 vjetëve i kanë bashkuar francezet dhe gjermanët në një bashkësi të fatit si motor evropian.

“Në këtë vend është dashur të krijohet paqe pasi ajo ishte thyer nga ana tjetër. Për këtë arsye, ne evropianët pa patos të shtrirë, qëndrojmë pas nevojës për mbrojtje të vlerave tona në aleancën transatlantike, kjo i ka kthyer Kosovës paqen dhe lirinë”, tha diplomati gjerman. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori