Përgatiti: Bajram Karabolli
Në 1973, Horhe Luis Borhesi [Jorge Luis Borges] vizitoi qytetin e Meksiko-Sitit. Shkrimtari argjentinas pati atje edhe një takim të shkurtër me presidentin e Meksikës, Luis Eçeveria [Luis Echeverría]. Disa muaj më pas, gazetari kolumbian Migel Kantero [Miguel Cantero] e pyet Borhesin për përshtypjet e këtij takimi dhe ai iu përgjigj: “Kurrë nuk e mora seriozisht. Por, nëse ai është vërtet president, preferoj të mos e imagjinoj qeverinë”.
Borhesi i madh, në atë vizitë u kërkoi të zotëve të shtëpisë një favor: “Dua të takoj shkrimtarin Huan Rulfo [Juan Rulfo]”. Ata, të gatshëm për t’ia plotësuar dëshirën, i sugjeruan që të dy shkrimtarët të sëllinin së bashku. “Ju lutem”, u thotë Borhesi, “preferoj mbrëmjet. Mëngjeset më shkatërrojnë. Nuk i kam më as gjallërinë dhe as forcën për t’i dhënë ditës atë që meriton. Tashmë, gjatë muzgjeve ndihem më mirë. Dua vetëm të bisedoj me mikun tim Rulfo”.
Të dy gjigantët e realizmit magjik dhe të “bumit latino-amerikan”, u takuan dhe darkuan bashkë. Biseda e tyre, pak a shumë, ishte kjo:
Rulfo: Mjeshtër, unë jam Rulfo. Sa mirë që erdhët. Ju e dini sa shumë ju admirojmë dhe ju nderojmë.
Borhes: Më në fund, Rulfo. Unë nuk mund ta shikoj një vend [Borhesi atëherë ishte gjysmë i verbër], por mund ta dëgjoj atë. Dhe, e dëgjoj me plot përzemërsi. Pothuaj e kisha harruar dimensionin e vërtetë të këtij zakoni të madh. Por, mos më thërrisni Borhes, dhe aq më pak “mjeshtër”. Më quani thjesht Horhe Luis.
Rulfo: Sa i këndshëm! Atëherë, edhe ju më thërrisni thjesht Huan.
Borhes: Le të jem i sinqertë. Mua më pëlqen më shumë emri Huan sesa Horhe Luis. Emri juaj me katër shkronja është sa i shkurtër dhe domethënës. Një nga parapëlqimet e mia kanë qenë përherë gjërat lakonike.
Rulfo: Jo, jo. Në këtë rast nuk është ashtu. Huan mund të jetë kushdo, por Horhe Luis është vetëm Borhesi.
Borhes: Si gjithmonë, jeni tepër i sjellshëm. Më thoni, si keni qenë kohët e fundit?
Rulfo: Unë? Për të vdekur, pothuaj, duke vdekur.
Borhes: Domethënë, gjërat po shkuakan mirë.
Rulfo: Si kështu?
Borhes: Imagjinoni, don Huan, ç’fatkeqësi do të ishte po të ishim të pavdekshëm.
Rulfo: Po, vërtet. Sepse mund të na kalojë një i vdekur këtu e të bëjë sikur është i gjallë.
Borhes: Do t’jua tregoj një sekret. Gjyshi im, gjeneral, thoshte se nuk quhej Borhes, se mbiemri i tij i vërtetë ishte tjetër, por ishte sekret. Dyshoj se quhej Pedro Páramo [Personazhi kryesor i romanit të Rulfos, Pedro Paramo]. Atëherë, unë jam një ribotim i asaj që keni shkruar ju për Komalan.
Rulfo: Ashtu?! Tani mund të vdes seriozisht.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit