LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thotë buzëkuqi juaj

Çfarë thotë buzëkuqi juaj

Profesoresha Karen Pine, psikologe që i jep kuptim veshjes dhe autore e librit “Mind What You Wear, The Psychology of Fashion”, ka treguar se çfarë nënkupton buzëkuqi i juaj:

E kuqja klasike: I shfaqë jashtë ndjenjat, tregon pasion, energji. Jeni e sigurt në vete.


Vjollcë: Kur lyen buzët me këtë ngjyrë dukesh shumë unike, kjo ngjyrë tregon kreativitet dhe se ju jeni e gatshme për biseda.

Roze të zjarrtë: Është ngjyrë që të tregon më të butë, të pafajshëm. Bartë shumë mesazhe, ndoshta në një far forme ju tregon edhe të pasigurt në vete.

Kafe shkëlqyese: Tregon se keni një karakter të fort, se sa e fortë ju jeni dhe se mund të keni nën kontroll çdo gjë.

Koral: E ke marr takimin me entuziazëm. Dëshironi të jeni e pranuar, e di se ku do të arrish dhe nuk ngutësh që të mbërrish atje, i merr gjërat shtruar.

Ton natyral: Dëshironi të ju marrin seriozisht, nuk keni asgjë për të fshehur por shumë për të treguar.

Pa buzëkuq fare: Duke mos vendosur fare buzëkuq transmeton mesazhin “Më prano si jam ose jo, kjo jam unë”.