LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thonë në Bruksel, Beograd dhe Prishtinë për çështjen e serbëve që kanë pasaporta të lëshuara nga Serbia, në rastin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Çfarë thonë në Bruksel, Beograd dhe Prishtinë për çështjen e serbëve që kanë pasaporta të lëshuara nga Serbia, në rastin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Serbët e Kosovës që kanë dokumente udhëtimi të lëshuara nga “Drejtoria Koordinuese e Qeverisë së Serbisë” ndoshta do t’ju duhet të aplikojnë për vizë për të udhëtuar në vendet e BE-së, kur liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Sipas mediave në gjuhën serbe, bëhet fjalë për një çështje për të cilën Beogradi prej vitesh insiston që të zgjidhet, ndërsa Prishtina u bën thirrje serbëve që të marrin pasaportat e Kosovës dhe që nga Viti i Ri të udhëtojnë lirshëm.


Siç kujton Euronews në gjuhën serbe, “Administrata koordinuese e Qeverisë së Serbisë” u formua me kërkesë të Komisionit Evropian në procesin e miratimit të liberalizimit të vizave për Serbinë në vitin 2009 për shkak të, siç u tha në atë kohë, frikës nga migrimi ilegal dhe paaftësisë së Beogradit për të garantuar saktësinë e të dhënat në dokumentet e udhëtimit.

Kështu, qytetarët e Serbisë janë në regjimin pa viza që nga viti 2009, por kjo nuk vlen edhe për serbët që jetojnë në Kosovë.

Sidoqoftë, shkruan ky medium, në Bashkimin Evropian shprehin vendosmërinë e tyre për të siguruar që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në regjimin pa viza.

E Beogradi këmbëngul që çështja në lidhje me pasaportat e lëshuara nga Administrata Koordinuese të zgjidhet dhe pret që kjo të ndodhë nga fundi i këtij viti.

Ndryshe, autorja e hulumtimit për “Zonën e Pasaportave Speciale”, Milica Andriq Rakiq, thotë për Euronews në gjuhën serbe se nuk dihet numri i saktë i pasaportave të lëshuara nga Administrata Koordinuese, pra sa qytetarë të Kosovës do të mund të mbeten pa liberalizim të vizave.

“Të dhënat e fundit zyrtare që kam janë ato që më ka dhënë MPB-ja (e Serbisë) në vitin 2017 dhe në atë kohë ishin pak më pak se 90 mijë pasaporta të Administratës Koordinuese, të njëjtin informacion e kam kërkuar para disa javësh, ende nuk e kam marrë, kështu që nuk kam të dhëna të përditësuara për këtë, por supozoj se ky numër është zvogëluar”, citohet të ketë thënë Andriq Rakiq.

Ndërsa zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Brendshme ka ripërsëritur për Euronews se serbët me pasaporta të Autoritetit Koordinues nuk përfitojnë nga regjimi pa viza për Serbinë dhe siç tha ajo, ndërkohë që po bëhet progres me liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën, Bashkimi Evropian është i vendosur të sigurojë që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në regjimin pa viza dhe t’u sigurohen kushte për udhëtim të sigurt.

Por, siç kishte deklaruar raportuesi i vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Thijs Reuten, serbët e Kosovës që nuk kanë pasaporta të lëshuara nga Kosova nuk mund të udhëtojnë pa viza.

Serbët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Beogradi nuk do të mund të udhëtojnë pa viza
Lexo po ashtu Serbët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Beogradi nuk do të mund të udhëtojnë pa viza

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Rashkë më 13 prill të këtij viti, kishte thënë se Serbia ka vite që po përpiqet ta zgjidhë këtë problem dhe se shpreson që kjo të ndodhë deri në fund të vitit. Kështu ka deklaruar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi, u ka bërë thirrje serbëve që të marrin pasaportat e Kosovës, në mënyrë që nga Viti i Ri të mund të udhëtojnë lirshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori