Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nesër do të udhëtojë për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.
Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook duke thënë “Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi”.
Prokuroria e Specializuar e Hagës më 24 qershor me anë të një njoftimi për media ka thënë se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit e kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
”Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaç, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhet në njoftimin e aktakuzës.
Avokati Arianit Koci, ka thënë se Thaçi është dashur të jetë më transparent sa i përket ftesës që kishte pranuar.
Koci thekson se në ftesë saktësohet cilësia e të ftuarit – a ftohet si dëshmitar apo i dyshuar, dhe për cilën vepër ftohet nëse eventualisht është i dyshuar.
“Pasi që është ngritur aktakuza, tani i kemi dy opsione:
– sipas rregullës 86 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, gjykatësi i procedurës paraprake, mund të kërkojë më shumë hollësi nga prokuroria – e kjo mund ta determinoj edhe ftesën;
– Opsioni tjetër mund të jetë se z.Thaçi mund të jetë ftuar për ndonjë çështje tjetër e cila nuk ka të bëjë me krime lufte por që është në kompetencë të Dhomave të Specializuara, e që ka të bëjë me komunikatën e prokurorisë që e ka lëshuar me rastin e dorëzimit të aktakuzës”.
“Në këtë komunikatë prokuroria pretendon se është penguar dhe sabotuar puna e Dhomave të Specializuara. Natyrisht, këto për momentin janë vetëm pretendime dhe mund të mos jenë të sakta”, ka thënë Koci për klankosova.tv.
Ndërsa avokati Besnik Berisha ka deklaruar se shkuarja e Thaçit në Hagë është një detyrim ligjor, pa mundësi evitimi, por po ashtu edhe një e drejtë fundamentale e secilit person të dyshuar/akuzuar për të dhënë versionin e tij lidhur me dyshimin apo dyshimet që rëndojnë kundër saj/tij, para ngritjes së aktakuzës formale dhe dorëzimit në Gjykatë.
Sipas Berishës, Thaçi do të ketë mundësinë për t’u deklaruar në secilën pyetje të Prokurorisë, sikurse do të ketë mundësinë edhe për të shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje, përveç të dhënave lidhur me identitetin e tij.
“Duke qenë se procesi kundër tij dhe të tjerëve është shoqëruar që nga fillimi me parregullsi dhe lëshime jo vetëm procedurale, por edhe shkelje të etikës profesionale, dështime këto që vënë në dyshim serioz objektivitetin dhe paanshmërinë e Prokurorisë së Specializuar, gjykoj se z. Thaçi si alternativë do të zgjedh mbrojtjen në heshtje, i bindur se pavarësisht çka ai do të deklaronte në këtë fazë, kjo nuk do e zhbënte tashmë faktin që aktakuza kundër tij veç është ngritur”.
“Do i mbetet gjykatës për të vlerësuar nëse do ketë apo jo prova të mjaftueshme dhe të ligjshme që justifikojnë konfirmimin e aktakuzës dhe fillimin e një gjykimi që, për bindjen time do të jete i gjatë, i mundimshëm për palët dhe tejet i dëmshëm edhe për shtetin tonë”, ka thënë Berisha për klankosova.tv.
Po ashtu edhe avokati Tahir Rreci ka thënë se nuk e di a do të mbrohet në heshtje presidenti.
“Këtë nuk e di është, zgjedhje e tij. Këtë e di ai si ka zgjedhur”, ka thënë Rreci, njofton Klan Kosova
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën