Çfarë tha Ancelotti për Fede Valverden pas goditjes së lirë kundër Valladolidit

Real Madridi e zhbllokoi rezultatin kundër Valladolidit në minutën e 50-të kur Federico Valverde – nga të gjithë lojtarët– shënoi një gol mahnitës direkt nga gjuajtja e lirë.
Pas golit, Valverde iu drejtua Carlo Ancelottit për të festuar.
Trajneri italian i emocionuar bëri me gjeste drejt mesfushorit duke i thënë “Te lo he dicho”, që në shqip do të thotë “të thashë”.
Me sa duket, ishte Carlo ai që inkurajoi Feden të ekzekutonte goditjen e lirë në radhë të parë dhe këshilla e tij ishte e saktë.
Uruguaiani njihet si një lojtar me gjuajtje të fuqishme nga distanca, duke realizuar me dhjetëra gola të bukur te Los Blancos. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































