LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të thotë “neutraliteti” për Ukrainën, të cilën gjë po e përmend presidenti Zelensky?

Çfarë do të thotë “neutraliteti” për Ukrainën, të cilën gjë po e përmend presidenti Zelensky?

Në intervistën e tij me gazetarët rusë, presidenti Volodymyr Zelensky sinjalizoi se Ukraina ishte tani në një pozicion për të folur për neutralitetin nëse luftimet do të ndalonin.

“Garancat e sigurisë dhe neutraliteti, një status jo-bërthamor i shtetit tonë. Ne jemi të gatshëm të shkojmë drejt kësaj”, tha ai.

Në pamje të parë, tingëllon si diçka e një përparimi.


Me neutralitet, Ukraina do të hiqte dorë gjithashtu nga ambicia e saj për t’u bashkuar me aleancën e sigurisë në NATO, një nga arsyet që Rusia përmendi për nisjen e pushtimit – në radhë të parë.

Por ka një numër paralajmërimesh të rëndësishme.

Ushtarët e plagosur rusë duken të tmerruar ndërsa u jepen ‘medaljet e trimërisë për kontributin në Ukrainë’
Lexo po ashtu Ushtarët e plagosur rusë duken të tmerruar ndërsa u jepen ‘medaljet e trimërisë për kontributin në Ukrainë’

Së pari garancitë e sigurisë: Presidenti Zelensky e bëri të qartë në intervistë se që një marrëveshje të funksionojë, vendet perëndimore duhet të angazhohen për një “marrëveshje serioze” për të mbështetur Ukrainën.

Së dyti, Presidenti Zelensky thotë se Rusia do të duhet të tërhiqet nga pozicionet e saj para fillimit të agresionit më 24 shkurt.

Agresioni rus në Ukrainë: Kjo grua po bën luftën e saj kundër Putinit - dhe gjithçka që i nevojitet është telefoni i saj celular
Lexo po ashtu Agresioni rus në Ukrainë: Kjo grua po bën luftën e saj kundër Putinit - dhe gjithçka që i nevojitet është telefoni i saj celular

Pasi ka luftuar kaq shumë për të fituar terren, është shumë e vështirë të shohësh Rusinë të pajtohet me këtë, veçanërisht në jug dhe në lindje, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Së treti, duhet një proces. Nëse Ukraina do të miratonte neutralitetin, Presidenti Zelensky thotë se do të duhej të kishte një referendum dhe ndryshime kushtetuese, të cilat mund të zgjasin deri në një vit.

Cilat ishin 'befasitë dhe ato që priteshin në muajin e parë' dhe çfarë mund të sjellë muaji i dytë i agresionit rus në Ukrainë?
Lexo po ashtu Cilat ishin 'befasitë dhe ato që priteshin në muajin e parë' dhe çfarë mund të sjellë muaji i dytë i agresionit rus në Ukrainë?

A do të pranonte vërtet presidenti rus Vladimir Putin të ndalonte luftën nëse populli ukrainas mund të refuzonte më pas lëshimet kryesore që ai kishte nxjerrë nga presidenti Zelensky?

Dhe së fundi dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, është pyetja pa përgjigje se çfarë dëshiron në të vërtetë Rusia nga kjo luftë.

A është fjala për sigurinë dhe ambiciet e NATO-s të Ukrainës, siç u pretendua fillimisht? A është fjala për më shumë territor në Ukrainën lindore? Apo është presidenti Putin i vendosur për të pamundësuar përgjithmonë aftësinë e Ukrainës për të funksionuar si një komb i pavarur sovran? /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori