Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, as pas dy muajve nga përfundimi i zgjedhjeve, ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Të dy liderët e këtyre partive, Albin Kurti nga LVV dhe Isa Mustafa nga LDK, në takimet e fundit që patën javën e kaluar, u dakorduan për intensifikim të takimeve.
E “mollë sherri” në këtë mes po konsiderohet të jetë posti i presidentit për të cilin LVV e LDK nuk po mund të merren vesh.
Pavarësisht kësaj, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thirrur për datën 26 dhjetor, seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
E në rast se deri më këtë datë, LVV e LDK nuk arrijnë të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje, sipas njohësit të çështjeve Kushtetuese, Riza Smaka atëherë nuk do të mund të ndodh konstituimi i Kuvendit e as formimi i Qeverisë.
Sipas tij sipas pas rendit do të kërkohej marrëveshja politike e LVV-së dhe e LDK-së, e rrjedhimisht do të caktohej mandatari për formimin e Qeverisë.
Smaka në një prononcim për Telegrafin ka thënë se konfrom nenit 66 të Kushtetues, Kuvendi do të mund të konstituohej edhe para arritjes së marrëveshjes në mes LVV-së e LDK-së, në rast se këto të dyja kanë qëndrim të përbashkët për kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit.
“Në rrethanat ekzistuese konfrom me nenin 66 të Kushtetutës do të mund të zgjidhej Kuvendi edhe para arritjes së konsensusit ndërpartiak në koalicion në rast se do të ekzistonte qëndrimi i përbashkët për kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Për strukturën e Qeverisë. Nëse do të arrihej marrëveshja për strukturën e Qeverisë brenda 15 ditësh nga data e mandatimit të kryeministrit të njëjtën mandatari do t’ia propozonte Kuvendit për miratim”, ka thënë Smaka.
Ai tutje ka theksuar se në rast se dy partitë politike në këtë rast LVV dhe LDK nuk arrijnë konsensus as për kryetarin e nënkryetarët e Kuvendit, atëherë nuk do të justifikohej thirrja e seancës konstituive të Kuvendit.
“Nëse nuk do të arrihej konsensusi politik i dy subjekteve politike në fjalë as për kryetarin e nënkryetarët e Kuvendit, teknikisht nuk do të justifikohej thirrja e seancës konstituive të Kuvendit e rrjedhimisht do të dështonte edhe zgjedhja e Qeverisë”, tha Smaka.
Ai ka shtuar se në dispozitën e nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës prezumohet ekzistimi i Kuvendit para formimit të Qeverisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE