Mund t’ju ketë ndodhur ose do t’ju ndodhë ndonjëherë që partneri të harrojë ditëlindjen tuaj. E tmerrshme për disa, situatë që ndodh për disa të tjera
Disa vajza mund ta marrin me sportivitet, ndërsa ka edhe nga ato që mund të bëjnë një sherr të madh me të dashurin për këtë detaj kaq të rëndësishëm për to.
Gjithsesi, nuk ka rëndësi se në cilin grup vajzash bëni pjesë, ne do t’ju japim disa këshilla se çfarë duhet të bëni nëse partneri jua harron ditëlindjen:
Tregojini se jeni lënduar
Ju nuk duhet të fshihni ndjenjat e lëndimit që ai ka harruar ditëlindjen tuaj. Është e rëndësishme që ai ta kuptojë se ka gabuar, përndryshe kjo gjë do të përsëritet edhe vitin e ardhshëm.
Trajtojeni “ftohtë” për një javë
Kjo mund të duket disi e rëndë, por një pakujdesi e tillë meriton një ndëshkim të ashpër. Një javë as mos ju përgjigjni në telefon dhe nëse jetoni bashkë mos e përqafoni dhe puthni. Nëse ju e “dënoni” me siguri ai nuk do ta harrojë ditëlindjen tuaj, sepse ndryshe do të dënohet sërish.
Festoni ditëlindjen pa të
Fakti që i dashuri juaj e ka harruar ditëlindjen nuk do të thotë se ju do të uleni në divan në shtëpi dhe të qani. Dilni, argëtohuni dhe mos e mbani mendjen tek ai.
Rivlerësoni marrëdhënien tuaj
Ndonjëherë nga veprime të vogla, arrijmë të njohim njerëzit që kemi në krah. Prandaj nëse ai harron ditëlindjen, por edhe detaje të tjera të rëndësishme për marrëdhënien tuaj, atëherë ju duhet ta rivlerësoni lidhjen me të, sepse dikush që ju do kujdeset edhe për detajet me të vogla. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Maska më e mirë kundër zbokthit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre