Cole Baker në YouTube ka regjistruar një numër sfidash tridhjetëditore në të cilat zgjedh të famshëm dhe merr përsipër regjimet e tyre të stërvitjes, duke i ndjekur hap pas hapi…

Në videon e tij të fundit, Baker kaloi një muaj duke u stërvitur sipas rutinave dhe regjimit të bodybuilderit më të famshëm dhe aksioneve të legjendës botërore, Arnold Schwarzenegger, transmeton Telegrafi.

“Mendova se ky ishte një proces trajnimi shumë interesant për t’u ndjekur”, ka thënë ai.

“Unë thjesht nuk e di ku qëndron poenta, por kur ju punoni në gjoksin dhe në shpinën tuaj në të njëjtën kohë gjatë ditës, është një ndjenjë shumë më e kënaqshme sesa kombinimi i bicepsit dhe ushtrimeve të shpinës, ose ushtrimeve të shpatullave dhe gjoksit”.

Në fund të kësaj sfide, Baker fitoi masën që i mungonte sigurisht më parë, por për shkak të mungesës së fotove krahasuese para fillimit të tij, është shumë e vështirë t’i ndiqni të gjitha përmirësimet e bëra në definimin e muskujve.

Baker, megjithatë pranon se i përmirësoi ushqimi e tij gjatë kësaj periudhe, kështu që pesha e fituar nuk i përfaqëson vetëm muskujt.

“Në fillim të sfidës, unë peshoja 75.5 kg, dhe kjo ishte pesha ime më e madhe për një periudhë të gjatë kohore. Mirëpo, pas tridhjetë ditësh, pesha ime kaloi mbi 77 kg”, tha ai.

/Telegrafi/