LAJMI I FUNDIT:

Çfarë profile fotografish joshin meshkujt dhe çfarë porosish marrin?

Çfarë profile fotografish joshin meshkujt dhe çfarë porosish marrin?

Buzëqeshja nuk kushton asgjë, mirëpo vlen shumë, aq më parë kur është fjala për vlerësime pozitive të joshësit potencial

Çfarë fotografish joshin meshkujt dhe çfarë porosish marrin? Cilat janë ato karakteristika fizike (megjithatë po flasim për përshtypjen fizike), të cilat do t’i bindin që të paraqiten?

Shkenca ka përgjigje për të gjitha këto pyetje, transmeton Telegrafi.

Faqja Romancegolas ka vendosur që të merret seriozisht me këto çështje, andaj ekipi i saj ka mbledhur 600 profile fotografish nga Parisi, Londra, Hamburgu dhe Berlini, në mënyrë që më mirë të kuptojmë pikërisht atë – çfarë profile fotografish në rrjetet shoqërore shkaktojnë reagime të caktuara.

Për fillim, është treguar që 54,3 për qind e femrave marrin reagim pozitiv ndaj fotografisë së tyre, ndërkaq meshkujt janë diçka më keq – vetëm 35,3 për qind e femrave vendosin që bandilli në fotografi është pranueshëm për fillim të komunikimit.

Hulumtimi ka ardhur në këto konkluzione:

Fotografitë e veturave janë të tmerrshme, fotot e restoranteve pranohen

Femrat të cilat në profil kanë fotografinë nga restoranti kalojnë shumë më mirë nga ato me fotografi në vetura (62 për qind përballë 26.1 për qind). Fotografitë nga restoranti kanë 59.3 për qind shans më të madh që do të çojnë deri në porosinë direkte, ndërsa fotografitë në vetura rezultojnë vetëm në 25 për qind të rasteve.

Fotografia e tërë trupit kalon, ndërkaq fotografitë në grup jo edhe aq

Rreth 58.4 për qind e meshkujve do të vlerësojnë pozitivisht femrën, e cila është e vetme në rrugë, ndërkaq asaj 55.3 për qind do t’i dërgojnë porosi. Nëse në fotografi shihet tërë trupi, shanset për vlerësim pozitiv janë 66.4 për qind, ndërkaq nga ato 60.2 për qind marrin porosinë.

Buzëqeshja është plotësisht e qëlluar

Nuk kushton asgjë, por vlen shumë, aq më parë kur është fjala për vlerësimin pozitiv të joshësit potencial – femrat të cilat kanë fotografinë në të cilën buzëqeshin, marrin 60.5 për qind vlerësime pozitive, ndërkaq shansi për të marrë porosinë është 55.3 për qind. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori