LAJMI I FUNDIT:

Çfarë premton këngëtari Labinot Abduramani nga Tetova gjatë stinës së verës

Çfarë premton këngëtari Labinot Abduramani nga Tetova gjatë stinës së verës

Intervistoi: Aroma Aliti

Mos humbisni asnjë minutë kohë dhe bëjeni atë që ua do zemra ishte mesazhi i Labinotit për gjithë rininë. Ai është një këngëtar i ri nga qytetit i Tetovës i cili me muzikë merret që në moshën 6 vjeçare. Sot ai ka arritur të krijoj projektin e tij muzikor që titullohet “Unë e Ti”. Edhe pse ka qenë pjesë e shumë garave nacionale e ndërkombëtare, Labinoti si përvojën më të bukur në këtë sferë e veçon xhirimin e këngës së tij të parë.


Në intervistë për Telegrafi Maqedoni, Labinoti premtoi projekte të reja ritmike gjatë stinës së verës, të cilat beson se do të përcjellin emocion dhe do të priten shumë mirë te publiku.

Labinoti gjithashtu është pjesë e Shoqërisë Kulturore Artistike Shqiptare (SHKASH) „Xheladin Zeqiri” që në fillimet e tij, ai ka kryer shkollën fillore të muzikës në fizarmoni ndërsa shkollën e mesme në solokëndim. Sot ai vazhdon studimet e tij në Universitetin e Evropës Juglindore, duke mos iu ndarë edhe muzikës dhe krijimit të teksteve e këngëve të tij të reja.

Kush është Labinoti për ata që se njohin?

Jam Labinot Abduramani nga Tetova. Shkollën fillore të muzikës e kam kryer në fizarmonikë kurse të mesmen në solokëndim. Njëkohësisht luaj në piano dhe kitarë. Që në moshë të hershme jam pjesë e SHKA Xheladin Zeqirit. Gjithashtu kam marr pjesë në shumë gara nacionale/ndërkombëtare. Krahas studimeve, vazhdoj të merrem intenzivisht me projekte të ndryshme. Në kohë të lirë më pëlqen të shkruaj tekste, të eksperimentoj zhanre të ndryshme dhe nëpërmjet tyre të shpreh emocionet dhe mendimet e mia.

Kur dhe si ka filluar rrugëtimi yt në sferën e muzikës?

Rrugëtimi im në sferën e muzikës ka filluar që në moshë 6 vjeçare. Profesionalisht me aktivitete muzikore dhe koncerte kam filluar prej shkollës së mesme dhe po vazhdoj ende sepse kjo gjë më plotëson dhe ndjehem i lumtur e krenar për çdo gjë që bëj e emocion që përcjell.

Cila është një nga eksperiencat e tua më të bukura dhe paharruara në sferën e muzikës?

Padyshim se përgjatë këtyre viteve jam ballafaquar me shumë sfida e eksperienca mjaftë të bukura duke shijuar të gjitha në veçanti por, do të veçoja xhirimin e këngës time të parë ‘Un e Ti’ duke përjetuar momente dhe energji mjaftë pozitive me njerëzit e mi të dashur.

Para disa muajsh ke publikuar këngën tënde të parë, si u prit nga njerëzit, a je i kënaqur nga komentet e tyre?

Sa i përket këngës jam tejet i kënaqur me të. Kam marr përkrahjen e publikut me komente mjaftë pozitive dhe të disa artistëve të njohur shqiptarë që e vlerësoj shumë!

Cilat janë planet e tua për verës, a do të ketë projekte të reja nga ti?

Padyshim që do të ketë projekte të reja verore ritmike, që besoj se do të priten shumë mirë nga publiku dhe do të jenë të kënaqur duke ndjer emocionet e këngës së bashku.

Një mesazh për rininë?

Mesazhi i vetëm për rininë është: Mos humbni asnjë minutë kohë dhe bëjeni atë që ua do zemra edhe pse gjate rrugës do të hasni në barrikada të frikshme…kurrë mos u dorëzoni!

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori