Nëntoka e Dedinjës po zgjerohet dhe thellohet me mijëra metra katrorë të rinj.
Nën ndërtesat madhështore mbi tokë, të cilat në lagjen më elitare të Beogradit i posedojnë bashkëshortja e Zvonko Veselinoviqit, kumbari i presidentit të Serbisë, Nikola Petroviq dhe ish-bashkëshortja e Milan Radoiçiqit, po ngrihen nivele nëntokësore me sipërfaqe edhe më imponuese, të cilat së bashku do të zënë më shumë se 4.555 metra katrorë të thellësive të Dedinjës.
Për njerëzit nga “klubi” i të fuqishmëve dhe të afërmve të pushtetit, në kërkim të metrave shtesë, nuk ka pengesa – ata tani po pushtojnë hapësirat nëntokësore, shkruan BIRN.
Sipas artikullit, në zonën e kufizuar nga Bulevardi i Princit Aleksandar Karagjorgjeviq dhe rrugët Uziçka dhe Çakorska, nën tre vila që i përkasin njerëzve të afërt me majat e pushtetit serb, po ndërtohen mijëra metra katrorë të rinj.
Ndërhyrjet më të thella dhe më ambicioze nëntokësore po i realizon aktualisht Liljana Bozoviq, bashkëshortja e Zvonko Veselinoviqit. Me lejen e re të ndërtimit të lëshuar më 16 janar të këtij viti, si investitore e objektit, në vend të 1.716 metrave katrorë bruto të lejuara më herët për objektin ekzistues, tani është lejuar ndërtimi i një objekti shumë më të madh – rreth 3.057 metra katrorë.
Sipërfaqja bruto e pjesës mbi tokë është rreth 812 metra katrorë, sipas lejes së re, që do të thotë se pjesa nëntokësore do të ketë një sipërfaqe prej 2.245 metrash katrorë. Në atë pjesë nëntokësore janë planifikuar tetë vende parkimi, por nga leja e ndërtimit nuk është e qartë se cili do të jetë destinimi i pjesës tjetër të hapësirës.
Objekti i tjetër, sipas artikullit, është vila që ndodhet në parcelën e (ish)bashkëshortes së Milan Radoiçiqit, dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 1.550 metrash katrorë, nga të cilët 556 janë nëntokësorë.
Sipas lejes së ndërtimit, në pjesën nëntokësore të objektit nuk është parashikuar ndërtimi i vendeve për parkim, dhe destinimi i kësaj hapësire mbetet i panjohur.
Për këtë vilë, deri më tani nuk është dorëzuar ndonjë kërkesë për zgjerim as të pjesës mbi tokë, as të asaj nëntokësore. E vetmja kërkesë që mund të gjendet në sistemin CEOP është ajo për ndryshim të lejes së ndërtimit, të cilën e ka dorëzuar Ema Radoiçiq në nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë, kërkesa është refuzuar, dhe komuna e Savski Venac në arsyetimin e saj ka deklaruar se nuk është e qartë nëse ndryshimet kanë të bëjnë me ndërrimin e investitorit apo me punimet ndërtimore. Kërkesë e re nuk është dorëzuar që atëherë.
“Danica Park Davor Macure” është ende e regjistruar si investitore e objektit me sipërfaqe të përgjithshme 1550 metra katrorë, i cili po ndërtohet në parcelën që vitin e kaluar, kur BIRN raportoi për këtë çështje, ishte në pronësi të çiftit bashkëshortor Radoiçiq.
Parcela ku po ndërtohet objekti – e cila ishte e regjistruar në emrin e Milan Radoiçiqit dhe bashkëshortes së tij, Ema kur BIRN raportoi për herë të parë mbi pasuritë e fituara së fundmi nga treshja Veselinoviq, Radoiçiq, Petroviq – ka kaluar ndërkohë në ndryshime pronësore.
Sipas të dhënave aktuale të kadastrës, Ema Radoiçiq është e vetmja pronare e parcelës dhe e tri objekteve që ndodheshin më parë aty, të cilat janë shembur ndërkohë, për t’i lënë vend një vile të re.
Edhe pse sipas të dhënave kadastrale, parcela është fituar si pronë e përbashkët bashkëshortore, dhe atë në periudhën pas sulmit terrorist në Banjskë, Ema Radoiçiq ka deklaruar përpara prokurorit në Prishtinë, gjatë dëshmisë së saj si dëshmitare në një çështje që lidhet me atë konflikt, se është ndarë nga bashkëshorti i saj që në vitin 2017.
Në qershor 2024, gjatë dëshmisë së saj, ajo përshkroi në detaje pasuritë e paluajtshme që zotëron në Mitrovicën e Veriut, përfshirë apartamente dhe restorantin “Grej”. Ajo gjithashtu deklaroi se vilën në Gazivoda e kishte ndërtuar ish-bashkëshorti i saj pas pandemisë së coronavirusit.
Megjithatë, ajo nuk e përmendi aspak parcelën në Dedinje, ku në atë kohë tashmë kishte filluar ndërtimi i një vile me sipërfaqe afërsisht 1000 metra katrorë.
Gjatë marrjes në pyetje lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit, ajo ka deklaruar se aktualisht jeton në Beograd dhe ka theksuar se banon në një apartament me qira.
“Ajo është e papunë për momentin dhe jeton në Beograd me prindërit e saj, ndërsa qiranë mujore prej 800 eurosh për banesën ku jetojnë e paguan ish-bashkëshorti i saj, Milan Radoiçiq, me të cilin komunikon rrallë, kryesisht kur i dorëzon fëmijët”, thuhet në aktakuzë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vite më parë SHBA-të ofruan 10 milionë dollarë për kokën e tij, sot presidenti sirian u takua me Donald Trumpin

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Ekipi i Bidenit kishte shqyrtuar mundësinë që ish-presidentit t’i sigurojnë një karrocë, Shtëpia e Bardhë i kishte mbuluar të gjitha

Dielli do të bëhet më i nxehtë, shkencëtarët zbulojnë se kur Toka mund të bëhet e pabanueshme

Rusia po dërgon rekrutë të trajnuar dobët në sulme në Ukrainë

Sirianët në të gjithë vendin festojnë pasi Trump heq të gjitha sanksionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Deco fillon negociatat me yllin që po pëlqehet shumë nga Florentino Perez

Mbappes ia ofruan topin që ta marrë në shtëpi pas het-trikut, francezi befasoi stafin e Real Madridit

Arabia Saudite i jep Trumpit një shije të shtëpisë, i sjell edhe një McDonald’s në rrota

A i lejohet Trumpit të pranojë si dhuratë aeroplanin luksoz 400 milionë dollarësh nga Riadi?

Zyrtare: Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të 'Eurovision 2025'

Sirianët në të gjithë vendin festojnë pasi Trump heq të gjitha sanksionet