LAJMI I FUNDIT:

Çfarë nuk shkon me parkingun australian?

Çfarë nuk shkon me parkingun australian?

Ka mijëra parkingje veturash në Australi, por një i zbuluar së fundmi po konsiderohet si më konfuzi.

Përdoruesit e grupit r/melbourne në Reddit kanë publikuar imazhin e një parkingu të qendrës tregtare IGA.

Megjithëse parkingu me 24 hapësira duket normal në shikim të parë, aty diçka nuk shkon, përcjell Telegrafi.

Ka vetëm një dalje.

Ndërsa shumë parkingje kanë vetëm një rrugë për të hyrë dhe dalë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm teksa parkoni shkaku i hapësirës së ngushtë.

“Mirë se vini në qendrën tregtare, një vend kaq i bukur. Mund të parkosh në çdo vend që të duash, por nuk mund të largohesh kurrë”, ka shkruar një përdorues. /Telegrafi/