A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse miqtë tuaj katërputroshë e shohin ngjyrën e fortë rozë ose nuancën kafe të lodrës së re që i keni blerë?
Njerëzit në TikTok po përdorin një filter shikimi të qenve për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Me filtrin e theksuar, kafshët e shohin botën në nuancat blu, të verdhë dhe gri – të vetmet ngjyra që mund të perceptojë qeni juaj.
Por, a e shohin vërtet kështu botën miqtë tuaj me gëzof?
Qentë zotërojnë dy lloje receptorësh që shohin ngjyrat në retinat e tyre. Qentë kanë vetëm 1/10 e përqendrimit të kapjes së ngjyrave në krahasim me njerëzit, shkruan Scientific American.
Qentë shohin vetëm dy ngjyra: blu dhe të verdhë, si dhe ndonjë nuancë të përafërt të këtyre ngjyrave. Pjesa tjetër e botës së tyre shfaqet në ngjyrë gri ose nuanca të zymta.
Qentë e kanë të vështirë të dallojnë një top të kuq apo jeshil që ju mund t’i keni hedhur për të luajtur, por për të dalluar topin ata vënë në lëvizje shqisa të tjera, nga nuhatja tek lëvizjet, forma e mënyra si reflektohet drita.
Në perceptimin e qenve rëndësi ka edhe shqisa e nuhatjes, e cila është 10 mijë deri në 100 mijë herë më e fuqishme se ajo e një njeriu. Njerëzit kanë rreth pesë milionë receptorë nuhatjeje, ndërsa qentë deri në një miliard, citon Anabel.
Kur bëhet fjalë për blerjen e lodrave për katërputroshët tuaj, jo gjithmonë duhet të zgjidhni dy ngjyrat që ata mund të shohin: të verdhën dhe blunë. Ju mund të blini dhe lodra në ngjyra të tjera për të pasuruar lojën me kafshën tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Shenja që mban titullin e gruas më të mirë
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe