LAJMI I FUNDIT:

Çfarë në të vërtetë tregojnë dokumentet e zbuluara për Facebookun?

Çfarë në të vërtetë tregojnë dokumentet e zbuluara për Facebookun?

Në nëntor të vitit 2020, një punonjës i Facebook paralajmëroi kolegët se nëpër komente janë shpërndarë dezinformata lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe kishte komente nga më të rëndat.

Çdo herë e më shumë media në mbarë botën kanë filluar të raportojnë për dokumentet që kanë “rrjedhur” nga Facebooku, transmeton Telegrafi.

Gjatë viteve 2019-2020, një hulumtues në këtë rrjet social ka ideuar profile me përmbajtje të rrejshme të lajmeve, për të testuar se si sistemi i mesazheve të kompanisë trajton çështjen e dezinformimit dhe përmbajtjet polarizuese.

Një përdoruese testuese, në fakt profili i saj është ideuar në verën e vitit 2019, ishte një nënë konservatore Caroll Smith nga Karolina e Veriut, e cila kishte shprehur interesim për politikë dhe krishterimin.

Në një afat kohor prej dy ditësh, Facebooku i propozoi gruas Qanon, platformën kundër elitës majtiste. Kjo vazhdoi edhe pasi që ky përdorues testues nuk përcolli grupet e propozuara.

Në raportin me titull “Udhëtimin e Caroll në Qanon”, hulumtuesi konstatoi që Facebook në fund i ka propozuar një sërë përmbajtjesh ekstreme, konspirative e madje me përmbajtje të rëndë grafike.

Facebook asokohe kishte ndalur Qanon grupet në platformën e saj, shkruan Intelligencer. Në nëntor të vitit të kaluar, punonjësi i Facebookut paralajmëroi kolegët që në komente janë shpërndarë dezinformata sa i përket zgjedhjeve presidenciale në SHBA, dhe se kishte komente nga më të rëndat.

Sipas dokumenteve që kanë “rrjedhur, Facebook ka hequr disa prej masave mbrojtëse që i kishte vendosur në luftën kundër dezinformimit para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2020.

New York Times, ndërkohë shkruan se tre ish-punonjës, kanë thënë që Facebook filloi t’i heq këto masa mbrojtëse në nëntor të vitit të kaluar.

Gjithashtu ka shkarkuar ekipin prej 300 personave nën sloganin “integriteti qytetar”, në fillim të dhjetorit – pikërisht në kohën kur filloi lëvizja “Stop the Steal”, që përkrahej nga përkrahësit e Donald Trumpi që janë përgjegjës për kaosin e krijuar në Capitol Hill.

Dokumentet tregojnë që Facebook nuk ka arritur t’i përkushtohet lëvizjes në përgjithësi, dhe se nuk ka bërë gjithçka që ka mundur që t’i kundërvihet përhapjes së platformës “Stop the Steal”.

Facebooku vetëm atëherë mori mundin të ndërrojë masat urgjente, kur më 6 janar lëvizja shkaktoi kaos në Kongresin amerikan.

“Ajo çfarë nuk ofrojnë dokumentet është pasqyra e plotë e marrjes së vendimeve brenda Facebookut. Disa studime të brendshme sugjerojnë që kompania po lufton për të marrë kontrollin mbi rrjetin e saj dhe përhapjen e informacioneve, derisa disa raportime tjera tregojnë që Facebook është i preokupuar me humbjen e angazhimeve apo dëmtimin e reputacionit. Megjithatë, ajo çfarë ka qenë e pagabueshme është që punonjësit në Facebook kanë besuar që rrjeti social ka mundur të bëjë më shumë”, shkruan New York Times.

Baza më e madhe nacionale e përdoruesve të Facebookut gjendet në Indi, ku 340 milionë njerëz përdorin një prej platformave të kompanisë.

Por New York Times shkruan se dokumentet e “rrjedhura”, ofrojnë dëshmi të qartë të një prej kritikave më serioze të aktivistit për të drejtat e njeriut dhe politikani: hyrja në shtet pa pasqyrë të qartë të ndikimit potencial në kulturën lokale dhe politikën – duke mos përdorur resurset për zgjidhjen e problemit kurdo që shfaqet.

Sipas dokumentet, Facebook ka luftuar me përhapjen e dezinformatave, gjuhën e urrejtjes dhe me lartësimin e dhunës. Përpjekjet e kompanisë u rënduan me mungesë të resurseve, mungesën e ekspertizës në një sërë vendesh dhe me probleme tjera.

Si një shembull, hulumtuesi i Facebookut që ka kryer eksperimentin në vitin 2019 në të cilin përdoruesi testues në Indi ka përcaktuar të gjitha algoritmet e platformës, ku më vonë në raport ka thënë se duke përcjell lajmet e këtij përdoruesi testues, ka parë më shumë fotografi të njerëzve të vdekur në tri javët e fundit sesa që ka parë tërë jetën e tij. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji

"Zbuloni botën e re të Inovacionit” - Tech Park Prishtina, hapja zyrtare më 12 tetor, Çavolli jep detajet

Teknologji
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori