LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh kur lëshoni ujin, por nuk e ulni kapakun e WC-së: E vërteta do t’ju neverisë

Çfarë ndodh kur lëshoni ujin, por nuk e ulni kapakun e WC-së: E vërteta do t’ju neverisë

Do të fusni baktere fekalesh në gojë!

Shumica e njerëzve pothuajse fare nuk e përdorin kapakun e guacës së WC-së.


“Është i hapur ditë e natë, nevoja bëhet dhe mjafton vetëm të lëshohet uji. A është vërtet ashtu?

Një hulumtim, i cili kohë më parë është bërë në Britani të Madhe, paralajmëron për këtë shprehi të tmerrshme dhe thekson që uji në guacën e WC-së përmban potencialisht baktere të dëmshme dhe patogjene. Madje edhe pas disa shpëlarjeve, ai ujë qëndron i kontaminuar, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk dëshironi të keni baktere dhe fekale në brushën tuaj të dhëmbëve, këshilla më e mirë është që pas çdo përdorimi të guacës së WC-së, të ulni kapakun.

Hulumtimet kanë treguar që, kur lëshoni ujin në guacën e WC-së, ai spërkat edhe objekte të tjera të cilat gjenden në banjë.

Edhe pse këtë gjë nuk e shihni, bakteret e fekaleve fillojnë të përhapen gjithandej – në brusha dhëmbësh, brusha flokësh, peshqir me të cilin fshini fytyrën, kozmetikë, shampo dhe në vaskë, si edhe në të gjitha objektet e tjera të cilat gjenden në banjën tuaj.

Herën tjetër para se ta lëshoni ujin, mos harroni të ulni kapakun. Siç thonë edhe mjekët, kapaku është i vendosur për atë qëllim, jo për estetikë.

Shkencëtarët australianë zbuluan kohët e fundit se një ulësja ka rreth pesëdhjetë baktere në dy centimetra. Në krahasim me këtë, sfungjerët që përdoren për larjen e enëve kanë miliona baktere dhe celularët përmbajnë pesë herë më shumë baktere se një ulëse tualeti! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori