LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh kur e gëlltitni çamçakëzin?

Çfarë ndodh kur e gëlltitni çamçakëzin?

Përtypja e çamçakëzit bëhet për ta freskuar frymëmarrjen dhe për t’i pastruar dhëmbët.

Pas kësaj, çamçakëzi duhet t’i hidhet në bërllok. Sidoqoftë, kjo nuk ndodh gjithmonë, transmeton Telegrafi.


Sipas klinikës Mayo, gëlltitja aksidentale e çamçakëzit mund të duket e rrezikshme, por nuk është e dëmshme.

Një mit thotë se gëlltitja e çamçakëzit bën që ai të mbetet në stomak për shtatë vjet para se të mund të tretet, por a është kjo e vërtetë?

Epo, nëse e gëlltitni çamçakëzin, është e vërtetë se trupi nuk mund ta tretë atë. Por, çamçakëzi nuk qëndron aty për shtatë vjet.

Çamçakëzi lëvizë pa problem përmes sistemit tretës dhe nxirret përmes jashtëqitjes.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se vetëm përtypja e çamçakëzit, pa e gëlltitur atë, mund të shpie në fryrje të barkut.

Kjo për shkak se çamçakëzit përmbajnë ëmbëltues artificialë që me vështirësi absorbohen nga stomaku dhe kështu shkaktojnë dhimbje abdominale dhe fryrje barku.

Në doza të mëdha, kjo mund të shkaktojë edhe diarre kronike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori