LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mund të mësoni për dikë nga një puthje e vetme?

Çfarë mund të mësoni për dikë nga një puthje e vetme?

Sipas disa studimeve, femrat puthen me mesatarisht 15 meshkuj gjatë jetës së tyre, i kanë 2 lidhje afatgjate, dhe lëndohen nga dashuria të paktën dy herë para se ta takojnë fatin e jetës dhe të martohen.

Në fakt, është puthja e parë ajo që ofron pak pamje për lidhjet e ardhshme dhe zbulon shumë për partnerin aktual dhe ndjenjat që i ka për ju, transmeton Telegrafi.


A do të jetë ai i mirë në shtrat?

Është mendim i zakonshëm që puthja e parë mund të tregojë shumë për të ardhmen e lidhjes, duke përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me seks.

Në fakt, shumica e teknikës që aplikohet gjatë një puthje të parë, aplikohet më vonë edhe në dhomë të fjetjes, prandaj ju shumë lehtë mund të vendosni nëse fjetja me partnerin aktual do t’ia vlejë apo jo.

Përveç se duhet t’i kushtoni vëmendje buzëve të partnerit, ju duhet t’i ndjeni edhe duart e tij, si i lëvizë, cilat pjesë të trupit jua prekë, etj.

A kujdeset për higjienën partneri?

Kjo është plotësisht e qartë, por është e vërtetë se thuajse shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje higjienës së partnerit gjatë puthjes së parë.

Megjithatë, higjiena e tij mund të tregojë shumë për sjelljen e tij karshi teje.

A mban aromë të freskët goja e tij? A mban ai parfum? A ka bërë dush paraprakisht? Nëse po, atëherë keni me fat sepse partneri brengoset për mendimin tuaj.

A i ka gjërat me nguti…

Puthja e parë mund të tregojë edhe nëse partneri e ka me nxitim apo jo. Nëse keni vërejtur se partneri po përpiqet t’ju puthë në pjesën e poshtme të trupit ose të fut dorën nën bluzën tuaj, atëherë me shumë gjasë ai ka dëshirë vetëm të bëjë seks me ju. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Astrologji
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori