LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mund të bëjë shtatzëna për të përmirësuar punën e mitrës dhe për të siguruar kushte më të mira për zhvillim të bebes

Çfarë mund të bëjë shtatzëna për të përmirësuar punën e mitrës dhe për të siguruar kushte më të mira për zhvillim të bebes

Mitra është një organ që zhvillohet gjatë shtatzënisë dhe merr funksionin më të rëndësishëm për mirëmbajtjen e saj

Është e sheshtë, e rrumbullakët ose ovale dhe ka një madhësi prej 18 deri në 20 centimetra dhe peshon rreth 600 gramë.


Çfarë do të thotë mitra për beben time?

Mitra krijon hormonin HCG, i cili në gjak mund të gjendet në vlera të larta që në fillim të shtatzënisë. Pengon dështimin e frytit me membranën e cila ndan qarkullimin e gjakut të bebes dhe të së ëmës, ndërsa bebes i sjell oksigjen dhe i largon mbetjet, transmeton Telegrafi.

Mitra është përgjegjëse për plotësimin e të gjitha nevojave të bebes. Ajo bebes i sjell albumina të cilat i janë të nevojshme për t’u rritur, glukozë dhe energji, thartira esenciale yndyrore për zhvillim.

Gjithashtu beben e mbron nga një sërë bakteresh, virusesh dhe mikroorganizmash, por lejon antitrupa të rëndësishëm të cilët ndihmojnë që bebja të jetë më e qëndrueshme.

Gratë të cilat ushqehen me ushqim cilësor dhe nuk kanë probleme të mëdha shëndetësore, zakonisht kanë mitër të shëndetshme. Dhe, që ajo të mbetet e shëndetshme, një grua shtatzënë duhet të ketë një dietë të pasur me hekur, zink dhe vitaminë E, të cilat ndikojnë në zhvillimin e fëmijës.

Gjumi dhe pushimi cilësor janë të rëndësishëm

Së bashku me një dietë të ekuilibruar, është jashtëzakonisht e rëndësishme që gratë shtatzëna të pushojnë sa më shumë që të jetë e mundur për të forcuar placentën. Mjekët sugjerojnë relaksimin e muskujve, veçanërisht muskujt e barkut, për të rritur rrjedhjen e gjakut në placentë.

Në tremujorin e tretë, rekomandohet që t’i kushtoni të paktën 30 minuta në ditë frymëmarrjes së thellë dhe vizualizimeve pozitive.

Qelizat e placentës, si të gjitha organet e tjera, rikuperohen më së miri me gjumë cilësor dhe shtatzënat këshillohen të largohen nga puna jo më vonë se në javën e 32-të dhe të 34-të, sepse pushimi në dy muajt e fundit të shtatzënisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Puna e tepërt mund të shkaktojë lindje të parakohshme dhe të ulë peshën e lindjes së fëmijës. /Telegrafi/