LAJMI I FUNDIT:

Çfarë kërkoi dhe propozoi kryenegociatori Bislimi sot në Bruksel, tregon këshilltari i tij

Çfarë kërkoi dhe propozoi kryenegociatori Bislimi sot në Bruksel, tregon këshilltari i tij

Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka treguar se çfarë ka kërkuar dhe propozuar kryenegociatori Bislimi në takimin e sotëm në Bruksel me ndërmjetësin e BE-së në dialog, Miroslav Lajçak.

Kadiu ka thënë se zëvendëskryeministri Bislimi, pas takimit bilateral në Bruksel me Lajçakun ka sqaruar se Marrëveshja Bazike duhet të zbatohet në plotni.

Më tej ai ka numëruar kërkesat e tjera të kryenegociatorit Bislimi:


-Plani i sekuencimit, duhet të jetë i paanshëm e të garantojë zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike;

-Kosova ka sjellë propozimet e saj, duke treguar për secilën masë apo veprim, se nga cili nen i Marrëveshjes Bazike buron;

-Ka kërkuar interpretim nga BE-ja se a pajtohen që ato masa burojnë nga Marrëveshja Bazike apo jo;

-Ka kërkuar qartësim të plotë të hapave në mënyrë që të respektohet vetë kriteri i dhënë nga BE-ja ku thuhet që zbatimi duhet të ketë një mënyrë konsekutive ku Kosova bën diçka e Serbia bën diçka;

-Për çdo masë, për çdo veprim që kërkohet nga Kosova, është kërkuar të dijmë se cili është kundërveprimi nga ana e Serbisë;

-Ka dhënë komente për terma të drejtë të referencës për Komisionin e Përbashkët që ka të bëjë me zbatimin e Deklaratës për Personat e Pagjetur;

-Ka dhënë komente për terma të drejtë të referencës për Komitetin e Përbashkët i cili merret me monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike;

-Për temën e energjisë është eliminuar keqinterpretimi nga ana e BE-së për atë se si duhet të duket marrëveshja që garanton nënshkrimin e kontratës.

Bislimi: Plani i BE-së për zbatimin e marrëveshjes është selektiv, i kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë
Lexo po ashtu Bislimi: Plani i BE-së për zbatimin e marrëveshjes është selektiv, i kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, qëndroi ditën e sotme në Bruksel ku mori pjesë në raundin e radhës të negociatave të nivelit të kryenegociatorëve, në kuadër të procesit të dialogut.

Ai pati takim bilateral me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori