LAJMI I FUNDIT:

Çfarë i ke këmbët, ashtu e ke edhe zemrën: Forma e shputave zbulon gjithë personalitetin!

Çfarë i ke këmbët, ashtu e ke edhe zemrën: Forma e shputave zbulon gjithë personalitetin!

Ç’thonë ekspertët kur është fjala për analizën e formës së shputave?

Epo, nëse njëjtësojmë rëndësinë e shputave me vijat e fytyrës dhe gjërat i shikojmë nga ai kënd, rezulton që në bazë të formave të shputave mund të zbulojnë shumë për personalitetin e dikujt.

Kujt do t’ia thoshte mendja? E po, të shohim, se çfarë thotë forma e shputave tuaja për ju.

“Shputa romake”

r

“Shputa romake” është njëra ndër më të rëndomtat. Gishtat janë proporcional dhe janë të drejt, ku gishti më i madh është më i gjati. Njerëzit me këtë shputë janë të prirë që të jenë shumë të hapur dhe shoqërorë. Ata gjithashtu janë karizmatik, kështu që bëhen shumë moderator të mirë publik apo menaxherë të mirë.

Shputat katror

kk

Kur të gjithë gishtat janë identik në gjatësi, atëherë këtij personi i thuhet të ketë “shputë katrore”, gjithashtu janë të njohura si “shputa paqësore”, kjo lloj shpute është gjithnjë e më shumë në humbje. Njerëzit me këtë lloj forme të shputës janë shumë të qetë dhe të llogaritur kur janë para ndonjë vendimi të rëndësishëm. Si rezultat i kësaj ata janë të besueshëm dhe praktik.

Shputa greke

gg

Është e njohur gjithashtu edhe si “shputa e flaktë”. Tipari më dallues i këtij lloji të shputës është se gishti i dytë është më i gjatë se gishti i madh. Njerëzit me këtë lloj shpute janë shumë entuziast dhe të motivuar. Shputa Greke më së shumti haset tek atletët dhe aktorët ( njerëz reprezentues të cilët janë kreativ dhe sportdashës) gjithashtu si folës në publik dhe inovatorë.

Shputa e shtrirë

sss

Këto shputa zakonisht janë me pamje të hollë. Kjo për faktin se gishtërinjtë janë të radhitur sipas gjatësisë nga më i madhi deri tek më i vogli. Njerëzit me këtë lloj shpute janë shumë privat dhe misterioz. Gjithashtu ata mund të jenë shumë impulsivë dhe shpesh ndërrojnë disponimin.

Të paaftë të ndajnë gishtin e vogël

screen-shot-2016-07-22-at-16-29

Njerëzit të cilët janë të paaftë të ndajnë gishtin e vogël nga të tjerët, preferojnë më shumë rutinën e përditshme në mënyrë që të kenë një lloj sigurie.

Të aftë për të ndarë gishtin e vogël

screen-shot-2016-07-22-at-16-29

Ndryshe nga ata të cilat nuk mund të ndajnë gishtin e vogël nga gishtat tjerë, këta njerëz kanë nevojë për ndryshime në jetën e tyre. Rutina dhe përditshmëria i bënë ata të pakënaqur, janë të prirë për të qenë aventurist. Këta njerëz gjithashtu din shpejt të mërziten.  /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori