Çfarë kanë studiuar disa prej këngëtareve të njohura shqiptare

Muzika është një ndër pasionet e tyre më të mëdha, por duket se nuk ka qenë e mjaftueshme. Janë të shumtë artistët e skenës shqiptare që kanë vendosur të studiojnë për diçka krejt tjetër nga ajo që bëjnë realisht.
Motivet e këtyre përzgjedhjeve kanë qenë të ndryshme. E pavarësisht se janë diplomuar, pak prej tyre i ushtrojnë profesionet e tyre të vërteta.
Por cilat janë degët në të cilat janë diplomuar yjet? Disa prej tyre do t’ju surprizojnë.
Rezarta Shkurta ka mbaruar Akademinë e Arteve në degën e pikturës, por nuk e ushtron si profesion. Përveç pasionit për muzikën, vajza durrsake menaxhon prej kohësh biznesin e saj privat.
’Trëndafili i Shkodrës’, Rosela Gjybegu është ndër të paktat artiste që i ka vlejtur vërtetë diploma. Ajo ka studiuar shkenca politike dhe prej vitesh është e punësuar në Kuvendin e Shqipërisë. /tiranaobserver/

































































