Një foto e Leon Goretzkas e bërë gjatë një seance stërvitore parasezonale të Bayern Munichut këtë javë ka bërë që fansat të flasin.

29-vjeçari u fotografua me duart në ijë, ndërsa flokët e tij ishin dukshëm shumë më pak se sa më parë.


Këto imazh u bënë virale përmes mediave sociale pasi u postuan në Twitter nga krijuesi i përmbajtjes '@StokeyyG2' së bashku me një foto të një Goretzkas në vitin 2020.

Dy imazhet u shoqëruan me mbishkrimin: "Çfarë ndodhi me Leon Goretzka...".

Mes komenteve, shumë fansa theksuan se ky ishte thjesht procesi natyral i plakjes. Megjithatë, kishte edhe teori të tjera.

Shumë fansa komentuan se Goretzka kishte 'ra', ndërsa disa thanë se 12 muaj duke luajtur përkrah Harry Kane mund t'i kishin shkaktuar rënien e flokëve. /Telegrafi/

Leon Goretzka fotografuar (majtas) në vitin 2020 dhe (djathtas) gjatë një seance stërvitore këtë muaj

telegrafi sport app