LAJMI I FUNDIT:

Çfarë guxon të bëhet e çfarë jo gjatë fushatës?

Çfarë guxon të bëhet e çfarë jo gjatë fushatës?

Sipas Kodit zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para zgjedhjeve, sikurse në rrethin e parë ashtu edhe të dytë ajo përfundon 24 orë para ditës së votimit.

Fushata zgjat vetëm tri javë që të zvogëlohen harxhimet dhe të krijohen mundësi të barabarta për kandidatët e pavarur. Nga këto arsye, në vitin 2006 për zgjedhjet lokale fushata u shkurtua nga 30 në 20 ditë.


Përderisa nuk fillon fushata ( 21 nëntor), Qeveria punon si zakonisht.

Sipas Ligjit për parandalimin e korrupsionit, nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen deri në përfundimin e zgjedhjeve për deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhjen e Qeverisë, pushteti ekzekutiv nuk guxon me mjete buxhetore të filloi ndërtimin e infrastrukturës, rrugëve, ujësjellësit, largpërçuesit, kanalizimin, as shkolla dhe çerdhe.

Fillimi i fushatës do të thotë se fillojnë rregulla të reja, si për sjelljen e funksionarëve publik ashtu edhe për mediumet.

Që atëherë funksionaret publik janë vetëm “teknik”, kurse nëse janë kandidat për deputetë, duhet të kenë shansin që 20 ditët e ardhshme votuesit t’i bindin sërish të votojnë për ta. Edhe pse në Maqedoni moti kohë nuk dihet kufiri mes funksionit publik dhe atij partiak, megjithatë në Kodin Zgjedhor janë paraparë rregulla të kodit të sjelljes gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

Çfarë nuk guxon të bëhet:

Redaktorë, gazetarë, udhëheqësit e programeve dhe prezantuesit, nuk guxojnë të marrin pjesë në aktivitetet parazgjedhore të partive politike. ( Nëse duan të përfshihen në fushatën e ndonjërës parti, ata duhet të ngrijnë angazhimin e tyre deri në fund të zgjedhjeve);

Anketimet e mendimit publik për rezultatet zgjedhore publikohen më së voni pesë ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve. ( Gjatë publikimit të rezultateve, mediat janë të obliguar të shënojnë të dhëna për emrin e porositësit që ka kërkuar dhe e ka paguar sondazhin, institucionin që e ka kryer, metodologjinë e shfrytëzuar, madhësinë dhe strukturën e anketës dhe periudhën se kur është kryer anketa).

Rezultatet prej inspektimit të mendimit publik të kryera në ditën e zgjedhjeve, nuk guxojnë të publikohen përpara orës 19, gjegjësisht përpara se të mbyllen kutitë në pikat zgjedhore;

Tubimet parazgjedhore nuk guxojnë që të mbahen në, objekte ushtarake, fetare, spitale, shtëpi të personave të moshuar, shkolla, çerdhe të fëmijëve dhe institucioneve të tjera publike;

Për nevojat e fushatës zgjedhore, nuk është e lejuar që të shfrytëzohen hapësirat, pajisjet dhe pronësi tjetër e cila është e siguruar për punën e organeve shtetërore dhe të organeve të komunave dhe të Qytetit të Shkupit. /Telegrafi/