LAJMI I FUNDIT:

Çfarë fshihet pas blerjes së Activision Blizzard nga Microsoft për afro 70 miliardë dollarë?

Çfarë fshihet pas blerjes së Activision Blizzard nga Microsoft për afro 70 miliardë dollarë?

Kompania Microsoft vendosi të blejë Activision Blizzard dhe franshizat e saj, me të cilat do të bëhet tejet e njohur në botën e videolojërave që janë në pronësi të konzolave Xbox, e arsyeja për këtë janë lojërat në telefonat mobil.

Videolojërat legjendare me të cilat jemi rritur do të jenë pjesë e biznesit të “gajmingut” të Microsoft në platformat e konzolave, kompjuterëve, telefonave mobil si dhe cloud, pasi që Activision Blizzard është shitur për 68,7 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.


Ky informacion në njësinë e “gejmingut” është një befasi e vërtetë, por në anën tjetër duke marrë parasysh numrin e madh të lojtarëve në mbarë botën gjatë këtyre viteve të fundit, nuk është për t’u habitur.

Microsoft mbrëmë ka njoftuar se transferi i bartjes së kompetencave do të kryhet deri kah mesi i vitit, por a është e mundur që ndonjë kusht të mbetet ekskluzivisht për konzolat e Sony, e jo Xbox i Microsoft që mbështet në lojërat Call of Duty që ka arritur popullaritet të madh në PlayStation.

Qëllimi i pronarit të ri të Activision është plasimi sa më i madh i numrit të lojërave në telefona mobil, duke marrë parasysh se sipas hulumtimeve në SHBA, kanë ardhur në përfundim që telefonat e mençur janë segmenti më i madh i “gejmingut” – përkatësisht 95 për qind e lojtarëve në mbarë botën kënaqen duke luajtur në telefona.

Pikërisht për këtë Microsoft vendosi të paguaj afro 70 miliardë dollarë pronarit të lojës së famshme Candy Crush Saga, dedikuar për telefona të mençur.

“Microsoft dhe Activision Blizzard do t’i shtyjnë lojtarët të kënaqen në franshizat e famshme siç janë Halo dhe Warcraft si dhe Candy Crush, që do t’i ofrojnë një mundësi Microsoft të rrit shpejtë sektorin e gejmingut”, thuhet në kumtesën e Micorosft. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Kalo në kategori