LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është Spirulina Blu? Cilat janë dobitë e saj dhe si ta përdorim

Çfarë është Spirulina Blu? Cilat janë dobitë e saj dhe si ta përdorim

Spirulina e kaltër, në fakt, është ekstrakt i spirulinës standarde, por pa atë shijen klasike të algave

Elmedina Ukshini
Terapiste e ushqimit
Tel. 045953110


Spirulina e kaltër nxirret nga spirulina klasike jeshile, e cila tashmë të gjithë e dinë se është një aleat i vërtetë shëndetësor. Megjithatë, shija e pakëndshme hiqet, përbërësit e shëndetshëm dhe ngjyra e fortë blu mbeten.

Spirulina e kaltër është ekstrakt natyror i fikocianinës, pigmentit të kaltër i cili gjendet në mikroalgën kaltër-jeshile të spirulinës (Arthrospira platensis).

Po sikur klorofili që u jep bimëve ngjyrën jeshile, fikocianina është përgjegjëse për nuancën e veçantë të kaltër të spirulinës.

Pluhuri i spirulinës së kaltër është përftuar me ekstraktimin e ujit dhe filtrimin e algës organike kaltër-jeshile të spirulinës platensis, transmeton Telegrafi.

Komponimi i fikocianinës në spirulinën e kaltër ka veti antiinflamatore dhe antialergjike. Është e pasur me proteina, vitamina, minerale karotenoide dhe antioksidantë.

Spirulina është shumë e njohur për përfitimet e saj shëndetësore kulmore, duke përfshirë:

Largimin e metaleve të rënda dhe toksinave – Spirulina mund të lidhet me metalet e rënda në trup dhe ndihmon në heqjen e tyre.

Burimi i proteinave – Meqenëse shumica e njerëzve sot zgjedhin ushqimin vegan apo vegjetarian, këto alga mund të jenë shtojcë e shkëlqyeshme e rutinës suaj të të ushqyerit për të shtuar marrjen e proteinave.

Ndihmë në humbje peshe – Spirulina përmban rreth 50-70% proteina. Kur merret 30 minuta para ngrënies, mund t’ju ndihmojë të ndiheni dukshëm më pak të uritur, andaj do të ndiheni më të ngopur një kohë të gjatë dhe pothuajse të sigurt që nuk do ta teproni me ushqimin. Proteinat janë shumë të tretshme në ujë gjë që do të thotë që trupi ynë mund t’i absorbojë shumë mirë për dallim nga burimet e tjera të ushqimit të pasur me proteina siç është, p.sh., mishi.

Rrit energjinë dhe performancën – Spirulina është e njohur për bollëk të vitaminave B, të cilat mund të rrisin nivelin e energjisë. Kjo ju bën të mundur të përmirësoni rezultatet e trajnimit dhe stërvitjes që do t’ju mundësojnë të digjni më shumë yndyra. Përmbajtja antioksidante e spirulinës është e dobishme në reduktimin e oksidimit të shkaktuar nga ushtrimet që çojnë në lodhje të muskujve dhe në pamundësi për të ndërtuar muskuj.

Mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes dhe shëndetin e zorrëve – Meqenëse spirulina përmban klorofil, ndihmon në rregullimin e sistemit të tretjes dhe në favorizimin e baktereve të shëndetshme në zorrë.

Me çfarë mund të plotësohet spirulina e kaltër?

Spirulina e kaltër ka shije shumë më delikate dhe më të ndjeshme se sa spirulina e gjelbër e cila është intensive dhe e fortë.

Mund ta përdorni për pije smoothie, smoothie në gota, limonada të ndryshme, ëmbëlsira ose akullore, produkte furre, petë, makarona dhe shumë më tepër! Mund ta përdorni cilindo frutë sezoni, por le të jetë paksa më e thartë, sepse edhe ashtu smothie është e ëmbël. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori