LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është sëmundja X dhe pse shkencëtarët po flasin për të në forumin e Davosit?

Çfarë është sëmundja X dhe pse shkencëtarët po flasin për të në forumin e Davosit?

Udhëheqësit botërorë që po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos do të diskutojnë rreth një pandemi të mundshme që mund të shkaktojë 20 herë më shumë viktima sesa e COVID-19.

Sëmundja X nuk ekziston, por termi përdoret për të planifikuar një epidemi ndërkombëtare hipotetike të ardhshme të shkaktuar nga një patogjen që ende nuk dihet se shkakton sëmundje te njerëzit, siç përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).


OBSH-ja paralajmëron se sëmundja e panjohur X mund të shkaktojë 20 herë më shumë vdekje sesa pandemia e coronavirusit dhe forumi do të diskutojë përpjekjet për përgatitjen e sistemeve shëndetësore për sfidat e shumta. Për këtë në forum do të flasë edhe kreu i OBSH-së, Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Grupi i panjohur i patogjenëve nga të cilët mund të zhvillohet sëmundja X është i madh, por i kufizuar, thotë OBSH-ja, duke shtuar se origjina e mundshme e këtij patogjeni X është zoonotike.

Mjeku Amesh Adalja, shkencëtar i lartë në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore, tha për Fortune se ushtrime të tilla shërbejnë për të përcaktuar pikat e forta dhe të dobëta të sistemeve shëndetësore, shkruan bloomberg.

Gjersa doktori Stuart Ray, president i një prej Departamenteve të Mjekësisë në Johns Hopkins, tha për “Fortune” se ka pasur shumë ngjarje të tilla në histori.

Kinezët testuan një lloj coronavirusi që shkakton vdekjen e menjëhershme, tronditet komuniteti shkencor
Lexo po ashtu Kinezët testuan një lloj coronavirusi që shkakton vdekjen e menjëhershme, tronditet komuniteti shkencor

“Pandemia e fundit e coronavirusit na ka mësuar se një përgjigje e shpejtë mund të shpëtojë miliona jetë. Koordinimi i përgjigjes së shëndetit publik nuk është një konspiracion, është thjesht një planifikim i përgjegjshëm”, shtoi ai.

Ndërkohë, organizatat e ekstremiste të djathta kanë përhapur lajme të ndryshme të rreme në rrjetet sociale. Përkatësisht, disa profile të krahut të djathtë e dënuan takimin, duke deklaruar se liderët botërorë do të takohen për të diskutuar planet për të vendosur vaksinime të detyrueshme, për të kufizuar lirinë e fjalës, madje edhe për të planifikuar një pandemi.

Ish-ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Publike të Departamentit të Thesarit të SHBA-së dhe analistja e “Fox News”, Monica Crowley publikoi një paralajmërim të pabazë në X se “globalistët e pazgjedhur në Forumin Botëror të Zgjedhur do të mbajnë një panel mbi një pandemi të ardhshme që do të jetë 20 herë më vdekjeprurëse sesa COVID-19”.

“Menjëherë përpara zgjedhjeve, infeksioni i ri do t’i lejojë ata të rifusin bllokime, të kufizojnë lirinë e fjalës dhe të shkatërrojnë liri të tjera. Tingëllon e madhe? Kujtojeni atë që ndodhi në vitin 2020”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, SzO gjithashtu ka listën e vet të patogjeneve prioritare që “paraqesin rrezikun më të madh për shëndetin publik për shkak të potencialit të tyre epidemik dhe/ose për shkak se nuk ka kundërmasa të disponueshme ose jo të plota”. Kjo listë duhet të përditësohet sërish në gjysmën e parë të vitit 2024.

Patogjenët e shënjestruar nga OBSH-ja përfshijnë: Ebola, viruset Marburg, ethet hemorragjike Krime-Kongo, ethet Lassa, MERS, SARS-CoV-1 dhe SARS-CoV-2, virusi Nipah, ethet e Rift Valley dhe virusi Zika. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori