LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është gjuha e urrejtjes dhe kurthet e klikimeve?

Çfarë është gjuha e urrejtjes dhe kurthet e klikimeve?

Interneti iu ka mundësuar njerëzve në gjithë botën të komunikojnë dhe të ndajnë informacione me njëri tjetrin. Mirëpo, përveç ndikimit pozitiv që ka në shoqëri, ai ka sjell me vete edhe potencialin për dëm.

Mesazhet urrejtëse dhe nxitjet për dhunë shpërndahen në mediat sociale shumë më shpejt se sa që ishte e mundur në të kaluarën.


Gjuha e urrejtjes është mjaft e përhapur edhe në Kosovë, por shpesh ajo ngatërrohet me lirinë e fjalës ndonëse janë komplet të ndryshme.

Roli i influencerëve dhe censura në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Roli i influencerëve dhe censura në rrjetet sociale

Së fundmi është realizuar një projekt përmes vizatimeve të librave komik që është përmirësimi i aftësive të menduarit kritik tek publiku si dhe rritja e ndërgjegjësimit për gjuhën e urrejtjes.

Në një fotografi ilustruese është paraqitur një nxënës, i cili kërkon shpjegime nga profesoresha e tij në lidhje me gjuhën e urrejtjes.

“Profesoreshë çfarë është gjuha e urrejtjes”, pyet ai.

Gjuha e urrejtjes është komunikimi verbal ose me shkrim që shkakton nxitjen publike të urrejtjes ndaj një grupi ose individi, bazuar në atribute të caktuara me qëllim nxitjen e intolerancës, mospajtimit, diskriminimit dhe dhunës.

Kurse, një fotografi tjetër ilustruese tregon për kurthet e klikimeve dhe bëhet thirrje që lexuesit të mos bien pre e titujve sensacional.

“Mbani qëndrim kritik ndaj përmbajtjeve për të shmangur kurthet e klikimeve”, thuhet në mesazhin që përçon fotografia ilustruese.

Vizatimet janë prodhim i projektit CLIMB (Cultivating Local Independent Media in Western Balkans) të Internews-it. /Telegrafi/