LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ëndërronte të bëhej Ilir Meta kur të rritej?

Çfarë ëndërronte të bëhej Ilir Meta kur të rritej?

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vizituar të dielën shkollën fillore në gjuhën shqipe në fshatin Dacaj në komunën Rozhajë në Malin e Zi, të banuar nga shqiptarë.

Ai u prit nga stafi pedagogjik, nxënës dhe prindër, duke qenë hera e parë që një President nga Shqipëria viziton një shkollë fillore.

Kreu i shtetit dhuroi për këtë shkollë, 40 fotografi të përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare si edhe fotografinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Duke folur me këtë rast, ai falënderoi stafin pedagogjik për punën e bërë në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

Por teksa është pyetur nga nxënësit se çfarë profesioni ka pëlqyer në fëmijërinë e tij, ai ka zbuluar se do donte të ishte mësues.

“Ëndrra ime më e madhe në moshën tuaj ka qenë të bëhesha mësues. E doja shumë këtë profesion fisnik dhe për faktin se të dy prindërit e mi kanë qenë mësues”, u shpreh presidenti Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori