LAJMI I FUNDIT:

Çfarë e pret terroristin Salah Abdeslam, në burgun e sigurisë së lartë

Çfarë e pret terroristin Salah Abdeslam, në burgun e sigurisë së lartë

Njeriu më i kërkuar në Evropë, Salah Abdeslam, arriti të shtunën pasdite nën përcjellje të policisë në një burg të sigurisë maksimale në periferi të qytetit belg Bruges, në pritje të procedurës së ekstradimit të tij të ardhshëm në Francë.

Që nga viti 1991, kompleksi modern Penitenciar Bruges ka vendosur disa nga të dyshuarit më të rrezikshëm të Belgjikës, duke përfshirë Mehdi Nemmouche, i cili kryer një sulm fatal në Muzeun Hebre në Bruksel në vitin 2014.


Abdeslam, i cili arriti në një ambulancë të verdhë rrethuar nga mjetet e fuqishme të policisë me shpejtësi të lartë, u plotësuan shpejt dokumentacionet nga zyrtarët e lartë të burgut para se të merren në ruajtje.

“Për të do të jetë siguria ultra maksimale dhe po ashtu siguri e veçantë individuale”, ka thënë zëdhënësja e burgjeve belge Kathleen Van De Vijver për AFP, transmeton Indeksonline.

Te burgu i ndërtuar në vitin 2008, është i ndarë krahu i njerëzve të cilët përbëjnë një rrezik dhe ata me probleme të sjelljes në burg normal, ka thënë Van De Vijver.

Njësiti i ruan në mënyrë rigoroze dhe të gjitha qelitë kanë dyert e dyfishta. Ato janë të kontrolluara çdo ditë për shkak të posedimit të objekteve që mund të përbëjnë rrezik për të burgosurit.

Burgu është duke u ruajtur nga roja të trajnuar posaçërisht për këtë punë. Secili i burgosur ka një rutinë të ndryshme ditore, në varësi të natyrës specifike të dosjes së tij.

I ndërtuar në një formë të kryqit, burgu mund të strehojë 504 burra dhe 94 gra.

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori