LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të dini para se të lidheni me një femër që gjithmonë është e uritur

Çfarë duhet të dini para se të lidheni me një femër që gjithmonë është e uritur

Lidhjet romantike janë të mbushura me emocione të ndryshme dhe janë në veçanti përvojë e lumtur kur e keni pranë vetes personin të cilin/cilën e dashuroni.

Megjithatë, secila lidhje i bart sfidat e veta – e një prej sfidave është edhe nëse e keni një të dashur e cila më shumë e dashuron ushqimin sesa juve, transmeton Telegrafi.


Nëse jeni duke flirtuar me një vajzë të tillë, ju sjellim disa këshilla se çfarë duhet të keni parasysh kur të futeni në lidhje me të.  

E përfundon një shujtë dhe menjëherë i bën planet për shujtën tjetër
Ajo mund të jetë duke i ngrënë kafshatat e fundit të drekës dhe njëkohësisht të tregojë se çfarë planifikon të hajë në darkë. Për femrat e tilla, nëse e ardhmja e afërt nuk përfshin ushqim, atëherë jeta thjesht nuk ia vlen të jetohet.

Takimet romantike gjithmonë duhet të përfshijnë edhe ngrënie të ushqimit
Nëse planifikoni të dilni me të – qoftë edhe vetëm për t’u shëtitur me veturë – përgatituni paraprakisht të ndaleni gjatë rrugës për të ngrënë ushqim.

Ngrënia gjatë mesnatës është pasioni i saj
Nëse zgjoheni nga gjumi dhe ajo nuk është e shtrirë afër jush, me shumë gjasë do ta gjeni me kokën e saj në frigorifer.

Ushqimi pas seksit është domosdoshmëri
Pas djegies së qindra kalorive duke bërë seks, asaj i duhet ta rifitojë energjinë përmes ushqimit.

Nuk jua harxhon paratë në gjëra koti
Nuk keni nevojë ta befasoni me lule të cilat vdesin eventualisht ose me aksesorë të shtrenjtë të cilët nuk do t’i vë asnjëherë. Jo – dërgojeni diku për të ngrënë dhe do t’ju jetë gjithmonë mirënjohëse. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Stil
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Kalo në kategori