LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëjmë që një fëmijë të krijojë shprehi të pijë më shumë ujë?

Çfarë duhet të bëjmë që një fëmijë të krijojë shprehi të pijë më shumë ujë?

Shtatë këshilla të dobishme

Ekspertët thonë se fëmijët që pinë më pak se 6-7 gota ujë në ditë mund të ndiejnë një sasi të madhe të lodhjes, të kenë një lloj marramendjeje por edhe dhimbje koke.


Megjithatë, ka shumë fëmijë që nuk duan të pinë ujë dhe prindërit e tyre kanë shqetësime të mëdha.

Shumica e njerëzve pëlqejnë të pinë lëngje me të cilat marrin sheqerna të panevojshme, të cilat duhen shmangur, sepse shumë lëngje mund të rrezikojnë shëndetin e fëmijës, transmeton Telegrafi.

Si mund të pijë një fëmijë më shumë ujë?

1. Mësojini që në moshë të vogël, le t’u bëhet shprehi pirja e ujit

Pediatrit rekomandojnë që të filloni t’i jepni ujë fëmijës tuaj kur të filloni t’i jepni ushqime të ngurta. Fëmijët që pinë mjaftueshëm ujë që në moshë të vogël nuk do ta refuzojnë as më vonë kur të rriten.

2. Bëhu një shembull

Nëse ju nuk pini ujë, mos prisni që fëmija juaj ta pijë. Bëhuni shembull dhe tregoni se e doni ujin dhe se është një shprehi normale dhe e rregullt çdo ditë.

3. Bëni një orar

Ju mund të prezantoni disa rutina bazë. Për shembull, sapo të ngrihet, le të pijë ujë. Gjysmë ore para dhe pas vaktit gjithashtu.

4. Hiqni të gjitha pijet e ëmbla nga shtëpia

Fëmija do të pijë ujë vetëm kur nuk ka mundësi tjetër. Prandaj, do të ishte mirë që fëmija të mos ketë pije të ëmbla rreth tij dhe të mos jenë të përditshme, kështu që uji do të bëhet një pije freskuese e rregullt.

5. Lëreni fëmijën tuaj të hajë rregullisht fruta dhe perime

Frutat dhe perimet janë një burim i madh uji, ndaj përpiquni ta bëni atë një pjesë shumë të rëndësishme të dietës suaj.

6. Bëjeni ujin me shije

Në ujë mund të vendosni manaferra, limon, boronica… Disa fruta që do ta bëjnë atë pak më ndryshe dhe me shije për një fëmijë.

7. Përdorni shishe ose gota të bukura

Fëmijët i duan gjërat e bukura, ndaj do të preferojnë ujin nëse është në një shishe apo gotë që u pëlqen. /Telegrafi/