LAJMI I FUNDIT:

Çfarë drame: Milan fiton në saje të Donnarummas dhe Baccas (Video)

Çfarë drame: Milan fiton në saje të Donnarummas dhe Baccas (Video)

Milan ka startuar me fitore në sezonin e ri të Serie A.

Kuqezinjtë kanë triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin San Siro kundër Torinos me rezultat 3-2, ku Carlos Bacca realizoi ‘hat-trick’.

Megjithëse skuadra e trajnerit Vincezo Montella nuk rreshti së sulmuari golin e torinezëve, goli i parë dhe i vetmi në 45-minutshtin e parë erdhi pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, transmeton Telegrafi.


kkkaaa

Ishte sulmuesi kolumbian Bacca që shënoi gol me kokë pas një harkimi të saktë të Ignazio Abates në minutën e 39-të takimit.

Por, me të filluar pjesa e dytë u realizuan dy gola të shpejtë, përkatësisht nga një për secilën skuadër.

Fillimisht, torinezët barazuan rezultatin përmes Andrea Belotti, i cili realizoi me kokë pas një harkimi të Cristian Molinaros në minutën e 49-të takimit.

Por, pas dy minutave sërish realizoi Carlos Bacca, i cili u gjend më së miri në zonën e rreptësisë së Torinos pas një pasimi të saktë të Niang.

golll

Carlos Bacca kompletoi ‘hat-trick’ e parë në sezonin e ri të Serie A pas konkretizimit të penaltisë në minutën e 62-të takimit. Paraprakisht, Giacomo Bounaventura është ndalur në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë së torinezëve.

Në vazhdim të takimit të takimit Torino realizoi golin e dytë përmes Daniele Basellit.

Ky i fundit humbi edhe një penalti në sekondat e fundit të takimit, ku më i saktë u tregua portieri Gianluigi Donnarumma dhe kështu takimi përfundoi me fitoren e Milanit me rezultat 3-2.

Pas kësaj fitore, Milan zë vendin e dytë në renditjen tabelore të ligës elitare italiane. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=yV4ACKkXiB0

https://www.youtube.com/watch?v=BXbSjp0w_AY

https://www.youtube.com/watch?v=bQzaHORTADc

https://www.youtube.com/watch?v=ydzdiewZoug

Në trend Sport

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

La Liga
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Man Utd konfirmon lëndimin e rëndë të Lisandro Martinez

Man Utd konfirmon lëndimin e rëndë të Lisandro Martinez

Premier League
Kalo në kategori