LAJMI I FUNDIT:

Çfarë drame: Historia prekëse pas kësaj fotoje dasme (Foto)

Çfarë drame: Historia prekëse pas kësaj fotoje dasme (Foto)

Princi Çarls i Anglisë mori rolin e babait për të shoqëruar në altar Aleksandrën 33-vjeçare, e cila do të lidhë kurorë me një inxhinier IT-je.

Por cila është historia e kësaj fotoje, për të cilën po flet Britania?


Aleksandra është famullesha e Princeshës Dajana dhe bija e Peni Braburn, 63-vjeçare, vajza e një kasapi, mikeshë e ngushtë e familjes mbretërore.

Peni është bashkëshortja e Lordit Norton Braburn.

Jeta e tyre është një dramë e vërtetë.

Sivjet ata përkujtojnë 25-vjetorin e ndarjes nga jeta të vajzës së tyre, Leonora.

Vajza e zgjuar dhe e lumtur ishte vetëm pesë vjeç kur vdiq nga kanceri.

Djali i tyre, Nicholas, 35-vjeç, dikur këshilltar i Princit Uilliam në Eton, ishte viktimë e kokainës krak dhe heroinës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Peni pati një tjetër dramë.

Bashkëshorti i saj, Norton, e la për një tjetër grua gjashtë vjet më parë.

Ai shkoi të jetonte me një dizajnere mode nga Bahamasi.

Por historia e dashurisë u mbyll shpejt pasi dashnorja e la dhe ai u kthye tek gruaja e tij.

Në mungesë të tij, Peni drejtoi vetë pasurinë e familjes, një pronë prej 6 mijë akrash.

Ajo e bëri në mënyrë fantastike këtë gjë.

Norton, tashmë në gjendje të rënduar shëndetësore, jeton në një shtëpizë pranë pronës së tyre.

Ata mbeten të martuar.

Prandaj mund ta kuptosh se sa e lumtur ishte Peni kur Aleksandra shpalli martesën me Tom Huper.

Vetëm se kishte një problem.

Lordi Braburn, 68 vjeç, i cili shoqërohet nga kujdestarë kudo që shkon për shkak të shëndetit, nuk mund të shoqëronte të bijën tek altari, përcjell mapo.al.

Atëherë në lojë futet Princi Çarls, që zotohet se do të marrë detyrat e babait.

Çarls ishte shoqërues i dhëndrit në dasmën e Norton me Penin në vitin 1979.

Ceremonia atëherë u shty për disa muaj pasi gjyshi i Norton u vra nga një bombë e IRA-s.

Bashkë me të humbi jetën edhe vëllai i Norton, 14 vjeç, dhe gjyshja e tij.

w1

w2

w4

w5

w6

w7

w8

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori