"Çfarë doni nga unë?" - të gjithë banorët kundër Romeo Veshajt, 'shpërthejnë' në ofendime

Romeo Veshaj ka qenë cak i banorëve të tjerë pas spektaklit të kaluar në Big Brother VIP Albania 3.
Julian Deda, Erjola Doçi dhe Egla Ceno - ishin vetëm disa nga banorët që iu vërsulën prezantuesit duke e akuzuar për raportin me Heidi Bacin.
Erjola kaloi në ofendime duke thënë se e ka përdorur atë për marrëdhënien me Bacin.
“Je i zi si rrobat që ke veshur. Edhe në jetë kështu ecën, duke përdorur femrat?", kanë qenë vetëm disa nga fjalët e moderatores.
"Mos më përdor mua kur jam e kthjellët kur jo, rritu pak, mendo që ne mendojmë ndryshe", vazhdoi Doçi.
Konkurrentët e tjerë gjithashtu reaguan dhe ndërhynë në debatin që u zhvillua.
Romeo duket t'i ketë kundër të gjithë banorët momentalisht, ndonëse po vazhdon me lojën e tij. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































