LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dini për ndihmën e shpejtë

Çfarë dini për ndihmën e shpejtë

Keni prerë dorën në kuzhinë dhe të gjithë ju kanë këshilluar për mjetet e ndihmës së parë?

Përpara se ta ndiqni, bëni testin e mëposhtëm. Ai do t’ju ndihmojë të kontrolloni njohuritë tuaja:


1. Një prerje të vogël është më mirë ta pastroni me ujë të oksigjenuar apo ta mbani atë të thatë?
e drejtë/ gabim

2. Mjalti në plagë bën mrekullira në djegien e lehtë. e drejtë/ gabim

3. Ngjitet këpusha? Në qoftë se i mbuloni me vazelinë, do të jetë më e lehtë që t’i hiqni. e drejtë/ gabim

4. Që të ulni një ënjtje, mjafton të hani portokall. e drejtë/ gabim

Përgjigjet e duhura

1. Gabim: Uji i oksigjenuar vret qelizat e shëndetshme. Pastroni plagën e prerë me një sapun të butë dhe ujë të rrjedhshëm dhe më pas vendosni në të një kompresë.

2. E drejtë: Studime shkencore vërtetojnë që fermentet antibakteriale që përmban mjalti ndihmojnë në përtharjen më të shpejtë të djegieve.

3. Gabim: Mënyra më e mirë që të zvogëloni mundësitë që të prekeni nga lythët, është që t’i hiqni duke i kapur lehtë dhe duke i tërhequr ngadalë me një pincetë të hollë.

4. E drejtë: Agrumet dhe frutat me vitaminë C prodhojnë kolagjen, një nga përbërësit më të rëndësishëm të indit lidhor përreth enëve të gjakut (kapilarëve) në lëkurë. Sa më shpejt të formohen, aq më shpejt largohen ënjtjet.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori