LAJMI I FUNDIT:

Çështja e mjedisit, thirrje publike për partitë politike

Çështja e mjedisit, thirrje publike për partitë politike

Organizata “Let’s Do It Kosova” u ka bërë thirrje publike partive politike që në programet e tyre qeverisëse për zgjedhjet e 11 qershorit, të përfshijnë më shumë çështjet mjedisore në Kosovë.

Sipas kësaj organizate, për vite me radhë, problemet e mjedisit ndonëse mjaft të theksuara janë lënë anash nga institucionet.


Ata në një komunikatë për media thonë se mungesa e zbatimit të ligjeve për mjedisin dhe mungesa e infrastrukturës janë vetëm dy nga problemet me të cilat përballet Kosova në trajtimin e problemeve mjedisore.

“Andaj, si organizatë për mbrojtje të mjedisit u bëjmë thirrje subjekteve politike që në programet e tyre qeverisëse të planifikojnë rritjen e buxhetit për mjedis, stimulimin e investimeve në industrinë e riciklimit, duke hartuar politika favorizuese për kompanitë recikluese, përmirësimin e infrastrukturës për mjedisin dhe hartimin e strategjive për vetëdijesimin e qytetarëve për problemet e mjedisit me të cilat përballet Kosova. Organizata ‘Let’s Do It Kosova’ ka hartuar strategjinë me rekomandime për zgjidhjen e problemeve të mjedisit, të cilën mund t’ua ofrojë partive politike, në mënyrë që në program të tyre, çështjet mjedisore të kenë prioritet më të madh. Let’s Do It Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar jo vetëm në adresimin tek institucionet të problemeve mjedisore, por edhe ndërmarrjen e hapave konkret për zgjidhjen e tyre, siç është mobilizimi i qytetarëve në organizimin e aksioneve të shumta, për largim in e mbeturinave nga deponitë ilegale të mbeturinave”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori