LAJMI I FUNDIT:

Çështja e Katalonisë, ambasadori spanjoll në Athinë shkakton incident diplomatik (Video)

Çështja e Katalonisë, ambasadori spanjoll në Athinë shkakton incident diplomatik (Video)
A man holds up a scarf as a crowd of pro-independence supporters gathers in the square outside the Palau Generalitat in Barcelona, Spain, after Catalonia's regional parliament passed a motion with which they say they are establishing an independent Catalan Republic, Friday, Oct. 27, 2017. (AP Photo/Santi Palacios)

Intervista e ambasadorit spanjoll Enrike Vigera në gazetën greke “Eleftheros Tipos” dhe kritikat e tij ndaj qëndrimit të Athinës zyrtare për çështjen e Katalonjës ka shkaktuar incident diplomatik midis dy vendeve.

Ministria e Jashtme greke është përgjigjur me gjuhë të ashpër ndaj deklaratave të diplomatit spanjoll duke theksuar se ai ka fyer kushtetutën e Greqisë, duke pretenduar se Presidenti i Republikës nuk shpreh njëkohësisht edhe vijën qeveritare.


“Gjithashtu duke lënë të kuptohet se ka një mosmarrëveshje midis Presidentit të Republikës dhe qeverisë, z.Vigera provokon përtej kufijve diplomatikisht të tolerueshme, ndërsa komentet e tij me anë të të cilave jetëson publikisht pozicionimin e gabuar të opozitës greke për këtë çështje janë ndërhyrje e papranueshme në politikën e brendshme të vendit”, theksohet në deklaratë.

Ministria e Jashtme greke qeëe ka thirrur ambasadorin spanjoll për të dhënë shpjegime, i ka bërë thirrje atij të mos sillet në një mënyrë që nuk është në përputhje me rregullat e diplomacisë dhe të korrigjojë deklaratat e tij të padrejta duke dhënë sqarimet e nevojshme tek qeveria greke.

Gjithsesi vetëm të dielën pas mesditës, përcjell tch, Ministria e Jashtme greke dha për herë të parë një deklaratë zyrtare për ngjarjet në Katalonjë.

Aty theksohet se Greqia mbështet integritetin territorial të Spanjës, kundërshton veprimet e njëanshme që dëmtojnë unitetin e vendit dhe parimin e kufijve të pandryshuar dhe duke ndjekur me shqetësim situatën shpreson që dialogu paqësor dhe demokratik të rivendoset sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” - pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” - pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Botë
Putini shkarkon dy figura kryesore – eksperti shpjegon arsyet e 'riorganizimit shokues' të presidentit rus

Putini shkarkon dy figura kryesore – eksperti shpjegon arsyet e 'riorganizimit shokues' të presidentit rus

Botë
Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Vdiq pasi vendasit e bindën të bënte dush: Historia e pabesueshme e 'njeriut më të ndyrë në botë' që kaloi 60 vjet pa u larë

Vdiq pasi vendasit e bindën të bënte dush: Historia e pabesueshme e 'njeriut më të ndyrë në botë' që kaloi 60 vjet pa u larë

Botë
Kalo në kategori