LAJMI I FUNDIT:

Çështja e bursave në Selanik, akuza dhe kundër akuza mes Bajramit dhe Nagavcit në Kuvend

Çështja e bursave në Selanik, akuza dhe kundër akuza mes Bajramit dhe Nagavcit në Kuvend

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajarmi ka kritikuar ministren e Arsimit (MAShTI), Arbërie Nagavci për nënshkrimin e marrëveshjes me Kolegjin City të Jorkut në Selanik, për financuar nga buxheti i shtetit 60 bursa për studime në një universitet privat.

Këtë vendim, ish ministrja e Arsimit e quajti të dëmshëm dhe pa mençur, për të cilën ftoi edhe Prokurorinë e Shtetit të merret.


“Pse u bë kjo marrëveshje, interes i kujt është, pasi dihet qartë se nuk është interes shtetëror dhe as interes i studentëve. I bëjë thirrje kryeministrit që t’i kërkojë raportit ministres së Arsimit, që kjo marrëveshje të rishikohet dhe anulohet menjëherë. Ky është keqpërdorim i buxhetit dhe ka qenë i tillë prej vitit 2009. Mirëpo pse u vazhdua nga ju. Ndoshta në këtë biznes së Ministrisë së Arsimit ka punë edhe nga Prokuroria e Shtetit dhe kur thirreni në ndryshim ky ishte një ndryshim i keq”, tha Bajrami në deklarimet jashtë rendit të ditës në seancën e sotme.

Ish ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami Foto: Ridvan Slivova

Por, ministrja e Arsimti, Arbëri Nagavci tha se kolegji është pjesë e kampusit evropian të Universitetit të Jorkut, dhe se diplomat lëshohen nga njëjti.

“Kolegji është pjesë e kampusit evropian të universitetit të Jorkut, diplomat lëshohen nga ai. Nëse e shohim për rangimin, atëherë besoj se duhet të shikohet i universitetit që i pranojnë studentët e që është i ranguar i 133-ti. Për më shumë ajo që e përmenda është e rëndësishme se ne kemi përjashtuar nga mundësia e përfitimit çfarëdo personi që mund të ketë konflikt interesi, siç ka ndodhur në të kaluarën” , iu përgjigj ajo.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci Foto: Ridvan Slivova

Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori