LAJMI I FUNDIT:

Ç’është kolli dhe si të trajtohet

Ç’është kolli dhe si të trajtohet

Kjo është periudha e vitit ku vazhdimisht prekeni nga kolli. Qoftë nëse është koll i lehtë apo më i vështirë, gjithmonë kolli mbetet frustues për t’u marr me të.

Kolli është refleks mbrojtës i cili përpiqet t’i largojë substancat e padëshiruara nga kanalet e frymëmarrjes. Ekzistojnë dy lloje kryesore të kollit – kolli i gjoksit që shkaktohet nga ndërtimi i mukozës së tepërt në mushkëri dhe kolli i tharë që shkaktohet nga irritimet në pjesën e epërme të kanaleve të frymëmarrjes dhe fyt, transmeton Telegrafi.


Si ta shëroni kollin e gjoksit

Kolli i gjoksit prodhon mukozë të pastër të hollë të cilën trupi përpiqet ta pastrojë përmes kollitjes. Përdorimi i medikamenteve të kollit ndihmon në largimin e mukozës së tepërt – gjë e cila e bën më të lehtë kollin dhe e zvogëlon rrezikun e ndërtimit të mukozës në mushkëri.

Medikamentet e kollit shpeshherë përmbajnë guaifensesin, ipecacuanha dhe squill. Përdorimi i këtyre me sasi të ngrohta të ujit ndihmon në lëngëzimin e mukozës dhe hidratimin e mushkërive.

Si të trajtohet kolli i tharë

Kolli i tharë zakonisht nuk prodhon mukozë, dhe zakonisht fillon si një gudulisje në pjesën e pasme të fytit. Ky lloj i kollit ju bën të ndiheni më të lodhur, e veçanërisht nëse gjumi iu prishet si pasojë e kollit. Kolli i tharë mund të trajtohet me përdorimin e medikamente si pholcodini apo dextromethorphani – këto ndikojnë në qendrën e trurit në tru për ta zvogëluar refleksin e kollit.

Këshilla natyrale për t’iu ndihmuar ta trajtoni kollin:

– Konsumoni shumë lëngje – kryesisht pije të ngrohta me limon dhe mjaltë

– Pushoni shumë

– Pastrojeni gojën me ujë të ngrohët dhe kripë për t’i larguar viruset dhe bakteret në pjesën e pasme të fytit

– Përdorni sumplemente për forcimin e sistemit të imunitetit, siç është zinku apo vitamina C. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori