LAJMI I FUNDIT:

Ceremonia e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II dhe periudha e zisë kushtoi 186 milionë euro

Ceremonia e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II dhe periudha e zisë kushtoi 186 milionë euro

Varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II dhe periudha pasuese e zisë i kushtuan qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar një total prej 186 milionë euro, sipas Thesarit.

Vdekja e saj më 8 shtator të vitit 2022 shkaktoi dhjetë ditë zie kombëtare që më pas u pasua nga një funeral shtetëror më 19 shtator.


Zbulohet sesi i kaloi ditët e fundit Mbretëresha Elizabeth II
Lexo po ashtu Zbulohet sesi i kaloi ditët e fundit Mbretëresha Elizabeth II

Gjatë kësaj periudhe, qindra mijëra njerëz morën rrugët drejt Londrës për t’i bërë nderimet e tyre gjatë qëndrimit të trupit të pajetë në Westminster Hall.

Shefi i Sekretarit të Thesarit, John Glen tha se vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ishte një “moment me rëndësi të madhe kombëtare” dhe se qeveria duhej të siguronte që ngjarjet përreth “të kalonin pa probleme dhe me nivelin e duhur të dinjitetit, duke garantuar në çdo kohë sigurinë e publikut”.

Në publikimin e kostove të ofruara nga qeveria britanike tregoi se “Home Office” pagoi shumën më të madhe, 85 milionë euro, e cila u ndjek nga Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport që shpenzoi 66.1 milionë euro.

Qeveria skoceze shpenzoi 21.6 milion euro, ndërsa qeveria e Uellsit dhe zyra e Irlandës së Veriut, secila pagoi rreth 2.4 milionë euro.

Kurora e Elizabeth II vlen 900 mijë dollarë, do të trashëgohet nga një grua e familjes mbretërore
Lexo po ashtu Kurora e Elizabeth II vlen 900 mijë dollarë, do të trashëgohet nga një grua e familjes mbretërore

Thesari tha se qeveritë skoceze dhe e Uellsit si dhe zyra e Irlandës së Veriut u rimbursuan plotësisht për kostot e tyre përkatëse.

Më 6 maj, Mbreti Charles III u kurorëzua në Westminster Abbey së bashku me Mbretëreshën e re Camilla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori