Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy që u zhvillua në ‘Crpyto.com Arena’ në Los Angeles, u shënua edhe nga shumë kombinime interesante të modës.
Jennifer Lopez u shfaq në skenë për të prezantuar çmimin e Harry Styles për albumin më të mirë. Ajo kishte veshur një fustan Gucci të kaltër të mbuluar me diamante.
(Foto: Twitter/passarelando)
Reperja Cardi B zgjodhi për këtë ceremoni një krijim po ashtu të kaltër, të dizajnuar nga Gaurav Gupta.
(Foto: Twitter/passarelando)
Edhe Taylor Swift zgjodhi ngjyrën e kaltër, të dizajnuar nga Roberto Cavalli. Ajo e kompletoi dukjen me vathë mbresëlënës.
(Foto: Twitter/passarelando)
Harry Styles dallohet për shijen e tij unike të modës, kështu që u shfaq me një kostum shumëngjyrësh Egonlab të zbukuruar me kristale Swarovski.
(Foto: Twitter/passarelando)
Camila Cabello ka pozuar në tepihun e kuq me një krijim PatBo, pra sutjena dhe një fund me bel të ngushtë.
(Foto: Twitter/passarelando)
Kim Petras dhe Sam Smith, të cilët fituan një Grammy për duetin e tyre “Unholy”, mbërritën të veshur me të kuqe. Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër Victor Costa dhe ai një pelerinë Valentino.
(Foto: Twitter/passarelando)
Megan Fox ka zgjedhur një fustan të bardhë, i cili është vepër e stilistit libanez Zuhair Murad. Partneri i saj, Machine Gun Kelly, kishte veshur një kostum Dolce & Gabanna.
(Foto: Twitter/waynemagazin)
Beyonce është vonuar për këtë ceremoni, ndaj nuk ka pozuar në tepihun e kuq. Diva u shfaq në skenë me një bluzë të ngushtë, fund të prerë dhe doreza. /Telegrafi/
(Foto: Twitter/onuatv)