LAJMI I FUNDIT:

Çerdhet në Maqedoni do të hapen brenda disa ditëve

Çerdhet në Maqedoni do të hapen brenda disa ditëve

Ka filluar testimi për coronavirus i të punësuarve në kopshte, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai tha se duhet të testohen rreth 2 mijë të punësuar në kopshtet e të gjithë shtetit, ndërsa objektet duhet të hapen brenda disa ditëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dhjetë ditë duhet të zgjasë skriningu, i cili ka filluar sot. Kemi mundësi reale ta rrisim numrin e testeve që do të bëhen brenda ditës, pas lirimit të kapaciteteve në laboratori, dhe mund të testimi të përfundojë më herët”, tha Filipçe.

Plani është që të gjitha çerdhet të hapen njëkohësisht, në të gjithë shtetin, ndërsa hapja e tyre do të bëhet në koordinim me orarin e punës së prindërve.

Çdo ditë pune përveç testimit, do të bëhet edhe anketë epidemiologjike në lidhje me kushtet e jetës, rrethina, familja, në mënyrë që të dihet rreziku nga infektimi eventual.

Filipçe tha se qëllimi i testimit të të punësuarve në kopshte është që të zbulohen rastet asimptomatike, në mënyrë që të mbrohen fëmijët nga infektimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori