LAJMI I FUNDIT:

Censuruesit e gazetarëve në Maqedoni mund të dënohem me 5 vjet burgim

Censuruesit e gazetarëve në Maqedoni mund të dënohem me 5 vjet burgim

Të gjithë ata që do t’i censurojnë gazetarët apo në forma të ndryshme do të pamundësojnë lirinë e shprehjes së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, do të rrezikojnë të dënohen me burgim, nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Kjo do të bëhet në bazë të Kodit të ri Penal, që tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare.


Është hera e parë që në legjislacionin penal të Maqedonisë së Veriut parashihet dënim me burgim për atë që urdhëron ose zbaton censurë, ose ia heq apo kufizon lirinë e raportimit gazetarit.

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut thonë se përshëndesin çdo përpjekje që çon kah përparimi i të drejtave të punonjësve mediatikë.

Por, kryetari i kësaj shoqate, Mlladen Çadikoski, thekson nevojën që të precizohet mirë pjesa që definon censurën.

“…në mënyrë që të mos lihet hapësirë për një interpretim të gjerë, që do të pamundësojë jetësimin në praktikë të kësaj dispozite ligjore të Kodit të ri Penal”, thotë ai.

Nazim Rashidi, gazetar në Maqedoninë e Veriut, thotë se, në këtë drejtim, duhet të kenë kujdes të gjitha strukturat e shoqërisë, përfshirë: punonjësit e mediave, politikëbërësit e sektorin civil.

Sipas tij, duhet pasur kujdes që të mos kalohet nga “mbrojtja ekstreme e lirisë së shprehjes” në shfaqje të “gjuhës së urrejtjes”.

“Në Maqedoninë e Veriut ne kemi parë raste pa fund, ku duke përdorur si pretekst lirinë e shprehjes, në fakt janë bërë ofendime ose është përdorur, madje, edhe gjuhë e urrejtjes. Për këtë arsye, duhet të ketë një edukim gjatë periudhës në vijim, për të sqaruar qartë se liria e shprehjes nuk nënkupton ofendime apo përçmime të tjetrit, në çfarëdolloj baze”, thotë Rashidi.

Filip Merdarski, avokat që përfaqëson disa gazetarë në proceset gjyqësore për vepra të ndryshme, vlerëson se me Kodin e ri Penal i jepet mundësi e mirë afirmimit të lirisë së shprehjes.

Merdarski shton se për t’u arritur efekti i pritur nga ndryshimi i Kodit Penal, nevojitet të inkorporohen standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“…pra, për të mos lejuar që redaktori apo dikush tjetër të ndërhyjë në atë që prezanton gazetari, gjykatat [në Maqedoninë e Veriut] do të duhet të konsultohen me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, gjatë zbatimit të këtyre dispozitave”, thotë Medarski.

Për miratimin e Kodit të ri Penal nevojiten 61 vota të 120 deputetëve të Maqedonisë së Veriut, por ende nuk dihet se kur do të futet në rend dite dhe do të votohet. Nga e hëna, Kuvendi shkon në pushime verore për të paktën dy javë.

Në raportin e këtij viti të organizatës Reporterët pa Kufij, për lirinë e mediave në botë, Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim – nga pozita 90 në atë 57.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori