Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman tashmë janë duke finalizuar detajet e fundit të dasmës së tyre.

Bukuroshja shqiptare dhe aktori më mirë i njohur në Kosovës si Çenari kanë udhëtuar për në qytetin amerikan të Los Angelosit.


Së bashku me çiftin kanë shkuar edhe prindërit e aktorit, të cilët muaj më parë ishin në shtëpinë e Almedës me rastin e fejesës së tyre, transmeton Telegrafi.

Mediat turke kanë raportuar se dyshja dashurinë e tyre do ta kurorëzojnë pikërisht në Los Angelos, ku do të jenë të pranishëm një numër i vogël i mysafirëve.

Ndryshe, Almeda dhe Tolgahan lidhjen e tyre e kanë filluar para disa vjetësh pasi u njohën duke u shoqëruar me miqtë e tyre të përbashkët. /Telegrafi/

almeda 1

almeda 2

almeda 3

almeda 4

almeda 5

almeda 6

almeda 7

almeda 8