LAJMI I FUNDIT:

Celuliti – ankthi i shumë grave

Celuliti – ankthi i shumë grave
Dr. Rreze Serhati Morina, endokrinologe

Konsiderohet se celuliti shfaqet në 85% të grave pas moshës së adoleshencës

Dr. Rreze Serhati Morina
Endokrinologe
tel. 049667722


Celuliti zakonisht shfaqet në bark, vithe, kofshë dhe në duar (mbi bërryla).

Pamjen e ka sikurse “lëvozhga e portokallit” dhe karakterizohet nga sipërfaqja e çrregullt e lëkurës me disa thellime dhe disa kokërrza të indit yndyror.

Celuliti shfaqet për shkak të peshës trupore, ndryshimeve hormonale, por ka të bëjë edhe predispozitat gjenetike.

Patjetër që krahas mënyrës së jetesës dhe komponentës gjenetike, faktori hormonal luan rol të rëndësishëm.

Është e vërtetë se me rënien e sasisë së estrogjenit, zvogëlohet edhe qarkullimi i gjakut në indin nënlëkuror gjë që favorizon rritjen e qelizave yndyrore dhe prodhimin e mangët të kolagjenit.

Celuliti kategorizohet në 4 shkallë:

Grada 0 – kur nuk shihet aspak celulit
Grada 1 – kur thellimet në lëkurë për shkak të celulitit shihen kur shtypet lëkura
Grada 2 – thellimet në lëkurë shihen gjatë qëndrimit në këmbë, por jo shtrirë
Grada 3 – thellimet në lëkurë shihen edhe gjatë qëndrimit shtrirë.

Ka disa mënyra për ta ulur celulitin, në mesin e tyre metodat kirurgjikale, por më të përshtatshme janë metodat joinvazive.

Metodat joinvazive si ESWT (Extracorporeal shock wave therapy), RSWT (radial shock wave therapy) dhe trajtimi laserik janë treguar efektive dhe të sigurta, në trajtimin e celulitit.

/Telegrafi/